Qeveria miratoi sot projekligjin për Gjendjen Civile që i paraprin pajisjes se qytetarëve me dokument identiteti

Kryeministri Sali Berisha deklaroi të mërkurën, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, se projektligji për gjendjen civile i paraprin fillimit të pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftimet dhe pasaportat biometrike.
Duke vlerësuar ndryshimet e mëdha që ka pësuar regjistri themeltar i shtetit gjatë këtij viti, nëpërmjet funksionimit të tij në formën dixhitale, Kryeministri theksoi se përdorimi i teknologjisë së re dhe perspektiva dixhitale e këtij shërbimi ka bërë të domosdoshëm hartimin e një projekligji të ri.
Kryeministri u ndal tek hartimi i këtij projektligji, i cili është fryt i një bashkëpunimi të ngushtë të specialistëve tanë të Ministrisë së Brendshme me ekspertët më të mirë të kontraktuar nga OSBE.
Në këtë drejtim, ai theksoi se "motoja e Qeverisë që të shkohet drejt zgjedhjeve me reforma është një realitet".