Qeveria miraton kalimin në pronësi, pa shpërblim, të një prone shtetërore misionit të bamirësisë “Motrat e Nënë Terezës”
Qeveria miratoi sot vendimin për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të një prone misionit të bamirësisë “Motrat e nënë Terezës”.
Misioni bamirësisë “Motrat e Nënë Terezës” është i pranishëm në Shqipëri prej vitit 1991. Misioni e ushtron veprimtarinë e tij në një godinë e ndërtuar mbi një truall që është në pronësi të shtetit. Për të shmangur zhvendosjen fizike të misionit bamirës nga ambientet, të cilat ofrojnë kushte të përshtatshme për zhvillimin e aktivitetit, vendimi parashikon dhënien në pronësi të tokës shtetërore këtij misioni.
24/02/2010