Qeveria miraton kontratat e koncesionit për 3 hidrocentrale
Këshilli i Ministrave miratoi ditën e djeshme kontratat e koncesionit për 3 hidrocentrale, si dhe disa vendime për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të disa hidrocentraleve të tjerë dhe bonuset, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë. Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave miratoi kontratat e koncesionit për hidrocentralet “Bistrica 3 dhe 4”, “Selishtë”, “Vlushë”. Gjithashtu u miratuan vendimet për autoritetin kontraktues për dhënien me koncesion të disa hidrocentraleve të tjerë, si dhe bonusi, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë.
22 Maj 2008