Rama kerkon konsensus per presidentin
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në mbledhjen e sotme të grupit socialist është ndalur kryesisht në çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit, duke deklaruar se vendi ka hyrë në fazën e zgjedhjes së tij, ndërsa shton se ky proces duhet të jetë politik, i bazuar në konsensus, pasi është përcaktues për marrjen e statusit të BE.
“Për ne kjo është çështje përcaktuese për fatin e statusit kandidat. Ne kemi energji për një proces gjithëpërfshirës, që t’i japim vendit një president në frymën e Kushtetutës dhe jo një noter partiak. Është koha të flasim për identikitin e presidentit të ardhshëm. Nga mënyra se si do zgjidhet varet fati i statusit”, theksoi Rama.
Kryesocialisti nënvizoi se ka kërkuar takim me krerët e palëve, që të arrihet një konsensus i gjerë për mënyrën se si palët do të duhet ta trajtojnë këtë proces.
“Është herët të flitet për emra, kjo është faza përgatitore për këtë proces”-tha kreu i PS-së.
Për liderin socialist, presidenti i ri duhet të plotësojë tre kërkesa, për të qenë i zgjedhuri i tyre.
Rama tha se ai duhet të jetë shtysë vendimtare e procesit të marrjes së statusit kandidat në BE, ku të zgjidhet në një proces politik e jo në mënyrë mekanike nga numrat. Të jetë garant i Kushtetutës dhe jo në varësi të shumicës qeverisëse. Të përbëjë garanci për të gjitha palët në zgjedhjet e ardhshme.
.