E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, sporteli i pasaportave biometrike punon me raste

Shtohen problemet në sportelin e pasaportave në qytetin e Fierit. Dita e djeshme ka qenë e paralizuar në këtë sportel për vetë faktin se askush nuk i ka çelur dyert e kësaj zyre  me qëllim që tu shërbente qetarëve të paraqitur, megjithëse dje ka qenë e mërkurë, pra ditë pune. Këta të fundit  kanë thënë se janë detyruar të presin për orë me radhë që sporteli të hapej, por askush nuk është paraqitur që të paktën ti sqaronte për arsyen e pezullimit të punës

ditën e  djeshme. Nuk e dimë . A ka shtet këtu apo jo. Si more, e hap zyrën tjetri kur e sheh të arsyeshme. Çfarë është këtu derë shtëpie. Po na skandalizojnë cdo ditë e më shumë me këto që po bëjnë. Shkon në njërën derë,  nuk ta hap njeri, shkon për të pyetur më lartë të del badigardi në derë  dhe të tmerron. U bëmë si në kohën e gjermanit.  Zoti të na ruaj se po marrim superxhiro, ka deklaruar Faruk Xhadia, një banorë i qytetit të Fierit, emigrant. Ndërkohë të tjerë qytetarë sot kanë pritur në ambientet e jashtme të policisë së vjetër për të marr ndonjë shenjë komunikimi me punonjësit e zyrës së pasaportave. Kanë qenë me dhjetëra ata qytetarë të cilët paraqiteshin dhe mbeteshin të zhgënjyer, ndërkohë  që i ftohti therës i ditës së djeshme  u ka hapur probleme edhe në pritje. Të na sqarojnë të paktën se plevitosëm edhe fëmijët këtu duke pritur. Nuk kemi ku të rrimë. Ta dimë nëse do të vijnë apo jo. Të ikim edhe ne, dhe të kthehemi kur tu bëhet mbarë zyrtarëve, ka thënë një tjetër emigrante, M. E, e cila ka disa ditë që po vjen për të tërhequr pasaportën. Ndërkohë edhe sot si çdo ditë tjetër nga ana e  punonjësve të këtij sporteli nuk jepet asnjë deklarim. O. Filka

Last Updated on E Merkure, 20 Janar 2010 22:50

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›