Qeveria miraton tabelën me çmimet e reja të apartamenteve në Tiranë
Çmimet e referencës janë përcaktuar sipas zonave të minibashkive
Qeveria miraton tabelën me çmimet e reja të apartamenteve model në tregun e lirë në Tiranë. Çmimet e referencës janë përcaktuar sipas zonave të minibashkive. Tabela e çmimeve është hartuar nga vetë Enti Kombëtar i Banesave dhe sipas kësaj liste çmimet janë rritur sipas zonave me nga 4 000 deri në 2 0000 lekë për metër katror nga viti 2010. Çmimet referencë nuk do ta lejojnë qytetarin të bëjë shitje me çmim më të ulët se referenca. Sipas ekspertëve që janë marrë me përcaktimin e çmimeve, rritja ka ardhur si pasojë e rritjes së investimeve në këto banesa dhe përmirësimit të kushteve. Njëkohësisht ndikim në këtë rritje ka dhënë dhe rritja e kursit të këmbimit të euros me lekun Rritja më e madhe rezulton në zonën e Liceut Artistik tek “Rruga e Elbasanit”, ku një vit më parë 1 metër katror e kishte koston 170 000 lekë, ndërsa aktualisht kostoja ka shkuar 190 000 lekë për metër katror. Më pas vijon me çmim të rritur zona e ish-Bllokut dhe Pallatet Agimi, që i përkasin minibashkisë 5, ku çmimi është rritur me 15 000 lekë. Pra në këtë zonë një vit më parë një metër katror ka kushtuar 175 000 lekë dhe më 2011 kushton 190 000 lekë metri katror. Zona më e lirë, është Bregu i Lumit, ku një metër katror kushton 61 500 lekë nga 61 000 që kushtonte një vit më parë. Projekt-udhëzimi në fjalë, i cili miratohet çdo vit nga Këshilli i Ministrave, shërben për planifikimin e fondeve, sipas kritereve të përcaktuara në kuadër të investimit të banesave me kosto të ulët dhe atyre me qira, që financohen nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera financimi.
...