Të majtët nuk i bashkon as 29 nëntori: veç Rama, veç LMN-ja, veç LSI-ja e veç komunistët

Edhe në një ceremoni mirëfilli ideologjike, e majta konfirmon se stan me lepuj s’bëhet. Të gjitha fraksionet e majta janë paraqitur veçmas në homazhe, ndërkohë që Edvini është mjaftuar duke ia shitur idenë e “Natës së bardhë” Shpëtim Gjikës
Të majtët, nuk bashkohen as më 29 nëntor. Hendeku i madh midis në radhët e së majtës, është vënë re edhe dje, kur në Varrezat e Dëshmorëve, në ditën e konsideruar prej tyre si dita e çlirimit të vendit, Edi Rama, si kryetar i PS-së, ka bërë homazhe i shoqëruar nga veteranët, simpatizantë të kësaj partie. Ndërkohë, në një kohë tjetër, të ndryshme nga Edi Rama, ka bërë homazhe edhe Hysni Milloshi, kreu i PKSH-së, i shoqëruar edhe ai nga veteranët, simpatizantë të partisë së tij. Por, më e çuditshmja, që tregon jo aq ndarjen e së majtës, se sa atë të PS-së, ishte mbërritja në Varrezat e Dëshmorëve për Homazhe, e deputetëve socialistë, të njohur si anëtarë të Lëvizjes së Mendimit Ndryshe, që kishin zgjedhur, që të mos ishin bashkë me kryetarin e PS-së, Edi Ramën, në këto homazhe. Homazhe, në Varrezat e Dëshmorëve ka bërë dje edhe Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga drejtues të lartë të kësaj partie. Pas vendosjes së kurorave me lule pranë memorialit "Nënë Shqipëri", Meta theksoi se 28 dhe 29 nëntori janë dy ditët më të rëndësishme në historinë tonë. Ai shprehu mirënjohje ndaj atyre që dhanë kontributin e tyre në çlirimin e vendit më 29 nëntor 1944. E konsideruar kjo ditë, sipas oreksit të Edi Ramës, ai dje ra në sy, edhe për një fakt tjetër, atë të zhvendosjes së “natës së bardhë”, në Vlorë. “Nata e bardhë”, festa e krijuar nga ish-kryebashkiaku Edi Rama për 29 nëntorin, këtë vit do të dalë jashtë traditës së saj disa vjeçare. Me ndryshimin e kreut të Bashkisë, për më tepër me shkurorëzimin e Edi Ramës, kjo festë është hequr nga kalendari i festimeve, në kryeqytet, për tu zhvendosur në Vlorë, aty ku kryetari i bashkisë i përket Partisë Socialiste.
...