Qeveria ul shpenzimet, priret drejt një administrate të vogël
Ministria e Financave publikon treguesit fiskalë
Qeveria ka reduktuar shpenzimet në çdo zë buxhetor gjatë muajit tetor të këtij viti. Një fakt i tillë konfirmohet në treguesit fiskalë për këtë muaj, të publikuar nga Ministria e Financave. Ashtu, siç ka deklaruar edhe më parë, qeveria është duke operuar me një buxhet minimal, duke u prirur drejt një qeverie të vogël dhe duke reduktuar më së shumti shpenzimet. Sipas këtyre të dhënave, rezulton që për tetorin 2011, janë shpenzuar 27.5 milionë lekë nga 32.2 milionë që ishin parashikuar të shpenzoheshin. Kjo tregon që qeveria ka ulur shpenzimet me 5 milionë lekë. Sipas të njëjtave të dhëna zyrtare, në tetor vitit 2011, shpenzimet buxhetore arritën në nivelin e 22.7 milionë lekë, ndërsa një vit më parë ato ishin më të larta, 23. 6 milionë lekë. Pra, për këtë vit, shpenzimet buxhetore janë ulur për muajin tetor me më tepër se 1.5 milionë lekë. Po ashtu për 10 mujorin janar-tetor 2011, shpenzimet janë ulur me 3 milionë më pak se planifikimi, nga 249.5 milionë lekë janë shpenzuar për këtë periudhë 246.8 milionë lekë. Reduktim ka në të gjitha zërat e shpenzimet si: personeli, shpenzimet operative për mirëmbajtje, shpenzimet për fonde speciale, shpenzime për buxhetin vendor etj.
...