E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD shpall vendet vakante për kryetarët e 16 gjykatave

TIRANE - Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shpallur sot vendet vakante për kryetarët e 16 gjykatave, pasi është konstatuar përfundimi i mandatit të tyre.

Bëhet fjalë për Gjykata të shkallës së parë por edhe për Gjykatat e Apelit të Durrësit, Korçes dhe Gjirokastrës, si dhe për kreun e Gjykatës për Krime të Rënda.

Ndërkaq gjatë kësaj mbledhje u hodh shorti për delegimet e gjyqtarëve të gjykatave të shkallëve të para dhe të Apeleve nga një gjykatë në tjetrën, sipas kërkesave të parashtruara nga Kryetarët e gjykatave.

Një nga delegimet që është bërë ka qenë ai 5 gjyqtarëve për në Gjykatën e Apelit, për të shqyrtuar çështjen e ‘Bandës së Durrësit’, që i ka kaluar tashmë shkallës së dytë të gjyqësorit.

Mësohet se gjatë mbledhjes nuk ka pasur debate për vendimet që janë marrë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›