E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton vendimin për mbrojtjen e veçantë personale, të familjes dhe të pronës së gjyqtarëve

Kryeministri Berisha u shpreh sot, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se shteti duhet t’u japë mbrojtje të plotë dhe totale gjykatësve dhe prokurorëve dhe të gjithë atyre që përballen çdo ditë me kthetrat e zeza të krimit.

Duke iu referuar vendimit të marrë sot në mbledhjen e qeverisë ”për mbrojtjen e veçantë personale të familjes dhe të pronës së gjyqtarëve dhe për  sigurimin e jetës së tyre e të pronës së tyre, Kryeministri tha se kjo synon mbrojtjen e plotë nga shteti të gjyqtarëve të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe kjo është një masë shumë e domosdoshme. 

Kryeministri vlerësoi edhe nismës më të fundit për krijimin e task - forcave në luftën kundër krimit në 6 rrethe të tjera të vendit, si përhapje e modelit të suksesit të task -forcës së krijuar në kryeqytet. “Task -force e krijuar 2 vite më parë, në vitin 2006, krahas sektorit të krimeve të rënda, ka shënuar një kapitull të ri shumë të rëndësishëm në historikun e drejtësisë shqiptare, pasi është pikërisht kjo task forcë që ia ka dalë në 160 raste të penalizojë zyrtarët për krimin ekonomik dhe korrupsionin””, tha Kryeministri.

Krijimi i këtyre task - forcave, të drejtuara nga prokurorë, të përbërë nga oficerët e shërbimit sekret, punonjës të policisë kriminale, të doganave, të tatimeve, të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, të Agjencisë së luftës kundër larjes së parave, e bën veprimtarinë shumë më transparente, shumë më të përgjegjshëm, e bën ligjin të funksionojë në standardet më të mira, theksoi Kryeministri.


06/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›