Qeveria ndryshon procedurat dhe dokumentat për pasaportizimin
Këshilli i Ministrave miraton rregullat e reja. Dokumentet e nevojshme për pasaportizimin
Eljona Ballhysa
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit një vendim që parashikon procedura dhe dokumente të reja për të bërë pasaportizimin në një vendbanim të ri.
Në bazë të këtij vendimi shtetasit që kërkojnë të ndryshojnë vendbanimin duhet të paraqesin në zyrën e gjendjes civile një listë dokumentash, midis të cilëve kërkesën me shkrim, dokumentin e pronësisë së banesës ose kontratën e qirasë, si dhe letërnjoftimin ose pasaportën. Këto dokumenta administrohen nga zyra e gjendjes civile për një periudhë 5-vjeçare. “Pjesëtarët madhorë të familjes, të cilët kërkojnë të ndryshojnë vendbanimin e tyre, më parë duhet të realizojnë veçimin, si familje më vete, në zyrën e gjendjes civile ekzistuese, përveç rasteve të regjistrimit të vendbanimit. Bashkimi i një personi ose i një familjeje me një familje tjetër bëhet me pëlqimin e të gjithë pjesëtarëve madhorë me anën e deklarimit përpara nëpunësit të shërbimit të gjendjes civile dhe kur plotësohet minimumi i sipërfaqes së banimit, 4 m2 për frymë, përveç bashkimit me martesë dhe birësim”, - shkruhet në vendimin e ri të qeverisë.
Procedura
Përsa i përket shtetasve që kryejnë shërbimin ushtarak apo detyra në Forcat e Armatosura e banojnë brenda territorit të njësisë së Forcave të Armatosura; që kryejnë dënimin në institucionet e vuajtjes së dënimit apo qëndrojnë në institucionet e paraburgimit në pritje të vendimit gjyqësor; që qëndrojnë pa ndërprerje në institucione shëndetësore, për kurim mjekësor afatgjatë dhe kur qëndrimi në këto institucionezgjat më shumë se tre muaj, institucioni përgjegjës duhet të paraqesë, brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të tyre në institucion, pranë zyrës së gjendjes civile, që ka në juridiksion territorial institucionin përkatës, listën emërore të tyre. Lista emërore e hartuar nga institucionet duhet të përmbajë emrin, atësinë, mbiemrin për çdo shtetas, të shoqëruar me fotokopje të letërnjoftimit. Institucionet, shtetërore dhe arsimore, për shtetasit, të cilët, për arsye pune apo arsimimi, ndryshojnë vendbanimin, brenda 5 ditëve nga data e marrjes së dokumentacionit nga këta shtetas, në përputhje me kërkesat e ligjit për gjendjen civile, e dërgojnë listën në zyrën e gjendjes civile përkatëse. Për regjistrimin e vendbanimit të ri të shtetasve institucionet shtetërore duhet të paraqesin, pranë zyrës së gjendjes civile, nën juridiksionin e së cilës ndodhen: listën emërore, ku shënohen emri, atësia dhe mbiemri; dokumentin, që vërteton se këta shtetas e kanë zgjidhur vendbanimin jashtë ndërtesave të institucionit, si dhe fotokopjen e letërnjoftimit.
Veprimet
Në rastet kur ka mangësi në dokumentacion, zyra e gjendjes civile, në bashkëpunim me institucionin përkatës, njoftojnë brenda 5 ditëve shtetasit për plotësimin e dokumentacionit. Në rast mosparaqitjeje brenda 5 ditëve, zyra e gjendjes civile dhe institucionet ndërpresin shërbimin për këta shtetas deri në plotësimin e dokumentacionit.
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për regjistrimin e vendbanimit të shtetasve të huaj e të personave pa shtetësi, me banim të përkohshëm apo të përhershëm, në Republikën e Shqipërisë, pasi merr njoftimin nga zyra, që mbulon shtetësinë dhe refugjatët, i kërkon zyrës së gjendjes civile, ku këto shtetas kanë të përcaktuar vendbanimin e tyre, të bëjë regjistrimin sipas afateve të përcaktuara në lejen e qëndrimit, brenda 5 ditëve nga data e marrjes së njoftimit.
Gumi: “Vendime e Kolegjit Zgjedhor janë përfundimtare dhe të formës së prerë”
Partia Demokratike ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme sulmin me akuza ndaj kryetarit të Partisë Socialiste. Deputeti i PD-së, Viktor Gumi i pyetur nga mediat për mundësinë e hapjes së kutive të votimit ashtu sikurse është bërë edhe në shumë vende të tjera të botës, së fundi edhe në Rumani, u shpreh se në legjislcionin shqiptar është parashikuar që vendimet e Kolegjit Zgjedhor të jenë të formës së prerë.
“Së pari unë dua të theksoj se nuk mund të jetë zgjidhje për realitetin shqiptar dhe për bojkotin e PS-së gjetja e elementeve apo precedenteve të shkëputur majtas apo djathtas për t’u implementuar. Së dyti në Rumani ka qenë një vendim gjykate që ka urdhëruar hapjen e kutive të votimit. Së treti në Rumani diferenca midis kantidatëve ka qënë më e pakët sesa numri i votave të pavlefshme. Së katërti unë besoj që realiteti shqiptar mbështetet në një terren të fortë juridik. Ne kemi vendimet e KQZ-së të cilat janë përfundimtare dhe janë me forcën e ligjit për këdo qytetar në Republikën e Shqipërisë. Kemi edhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor të cilat janë përfundimtare të formës së prerë dhe të detyrueshme për zbatim nga kushdo në Republikën e Shqipërisë”,- është shprehur Gumi.
14 Dhjetor 2009