Viti 2010, parashikohet rritje e të ardhurave nga TVSH-ja
Të ardhurat në total nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar parashikohen të rriten me 10.7 për qind kundrejt vitit 2009, ose rreth 10 për qind të shprehura si raport ndaj PBB-së. Ministria e Financave planifikon të mbledhë 126.9 miliardë lekë, nga të cilat rreth 86.6 miliardë lekë do t‘i arkëtojë administrata doganore, me një rritje prej 10 për qind ndaj vitit 2009. Parashikimi për TVSH-në nga dogana bazohet ne parashikimin e nivelit nominal te importeve si dhe në prirjen historike të koeficientit të elasticitetit të këtyre të ardhurave ndaj nivelit të importeve te mallrave. Administrata tatimore pritet të mbledhë rreth 40.3 miliardë lekë te ardhura nga TVSH-së me një rritje prej 12.1 për qind ndaj vitit 2009. Gjithashtu është marre në konsiderate efektet e përafërta të uljes së pragut të regjistrimit për TVSH-në nga 8 milionë lekë xhiro vjetore në 5 milionë lekë.
14 Dhjetor 2009