Strazimiri: “PS-ja është kthyer në polici private”
Një tjetër deputet i Partisë Demokratike ka reaguar dje në lidhje me shembjen e pallatit në qendër të Tiranës. Gent Strazimiri u shpreh dje në një deklaratë për shtyp se PS-së është kthyer në një polici private që mbron pallate. Ai akuzoi Grupin Parlamentar të Partisë Socialist,e që sipas tij është kthyer në një sindikatë zaptuesish të trojeve publike. “Ky është sinjali më dëshpërues që mund të emëtohet nga zaptuesi aktual i PS, për ata mijëra votues, anëtarë e simpatizantë që votën e dhanë me shpresën dhe besimin për një beteje politike e parlamentare, e jo per politikë rruge e rrugaçësh. Shqipëria do të vazhdojë të ecë drejt BE-së dhe kushdo që tenton ta bllokojë rrugën drejt Brukselit nuk do të mundet të ndalë vendosmërinë tonë për t’i rikthyer shqiptarëve centimetër tokë publike të grabitur a zaptuar. Ky shtet drejtohet sot nga ligjet dhe zbatimi i ligjit do të fitojë, sepse, siç tha dje ministri francez për europën PierreLelush, Bashkimi Europian nuk pranon si anëtare vende me korrupsion dhe mafia”, - është shprehur deputeti demokrat Strazimiri.
14 Dhjetor 2009