Qeveria ne Kine perpiqet te shtype qe ne filllim cdo proteste

Hendeku midis te varferve dhe te pasurve midis qytetit dhe fshatit po zgjerohet gjithnje e me shume. Nderkohe ne Kine po zhvillohen here pas here demonstrata te dhunshme. Qeveria perpiqet te shtype qe ne filllim cdo proteste. Reformat e sistemit politik megjithate nuk diskutohen per pushtetmbajtesit e Pekinit.
Policise ne qytetin e Kines Jugore Zengcheng iu desh te nderhynte ne fundjave me forca te medha per te vene nen kontroll protestat e punetoreve te zemeruar endacake. Me njesi te armatosura automjete te blinduara dhe gaz lotsjelles autoritetet vepruan kunder demonstruesve. Protesta u ndez qe te shtunen 11.06.2011 ne darke. Forcat kineze te sigurise paten keqtrajtuar punetoren shtatzene Wang Lianmei ne periferi te Dadunit.
Pasi u perhapen thashetheme se 20 vjecarja Wang u plagos dhe se burri i saj madje qe vrare nisen perleshjet. Deshmitaret folen per me shume se 1000 demonstrues. Disa automjete qeveritare u perfshine nga flaket demonstruesit shkaterruan godinen e qeverise rajonale. Perleshjet ne Zengcheng jane shprehje e shtimit te problemeve sociale te Kines deklaron gazetari kinez dhe eksperti i ekonomise Guo Zhingxiao Zhvillimi ekonomik i se ashtuquajtures banka e punes se botes ka arritur nje pike kritike. Dallimet midis fshatit dhe qytetit jane ashpersuar. Dallimet ne te ardhura midis forcave te ardhura rishtas te punes dhe vendasve behet gjithnje e me i madh. Kjo con ne probleme te pazgjidhshme sociale.
Bildunterschrift Protestat ne qytetin jugor Xintang
Nje sere protestash pjeserisht te dhunshme antiqeveritare javet e fundit
Vetem pak jave me pare rreth 1500 vete demonstruan ne qytetin aziatik qendror Lichuan pasi nje burre vdiq kur po mbahej ne arrest ne polici. Ne fundjave u plagosen dy vete nga nje shperthim bombe ne Tianjin. Motivi i dorasit ishte hakmarrje ndaj shoqerise. Ne fund te majit nje burre ndezi lende shperthyese para godinave qeveritare ne qytetin Fuzhuo dhe vrau me to dy vete dhe veten. Me sa duket burri ishte i zemeruar sepse i kishin shembur shtepine. Ne mes te majit ne Mongoline Qendrore ne Veri te Kines mijera mongole demonstruan para godines se qeverise qendrore pasi nje mongol nomad u shtyp me automjet nga nje kinez Han.
Per Pekinin keto protesta ne rritje jane shqetesuese. Perballe permbysjeve ne boten arabe udheheqja kineze tregohet vecanerisht vigjilente. Ne Kinen e Jugut u arrestuan tani 25 vete. Qeveria qendrore beri te qarte ne nje konference shtypi se kishin qene thashetheme plagosja e punetores se re endacake dhe vrasja e te shoqit.
Autor Christoph Ricking / Autorn Dodi
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora