Qeveria në azil: Qindra të vdekur
Televizioni shtetëror i Kinës ka transmetuar pamje të banorëve të Lhasas pas protestave në kryeqytetin e Tibetit. Ka pasur një fushatë intensive për autonomi në rajon, që kur trupat kineze morën kontrollin e tij në 1950-ën. Ndërkohë, ditët e fundit, dhuna është shtuar dhe qeveria tibetiane në azil thotë se qindra persona janë vrarë gjatë përleshjeve me trupat kineze, të nxjerra në rrugë. Një person, tha në televizionin kinez, se një anëtar i familjes së tij, që sapo kishte mbushur 18 vjeç, kishte vdekur në përpjekje për të shpëtuar nga flakët që kishin pushtuar një godinë. Qeveria kineze thotë se protestat janë orkestruar nga mbështetësit e liderit shpirtëror të Tibetit, Dalai Lamës, që po përpiqet të dëmtojë imazhin e vendit në prag të Lojërave Olimpike të gushtit. Protesta pro-pavarësisë së Tibetit, të kryesuara nga murgjit budistë, filluan në kryeqytet të hënën e shkuar në përvjetorin e 49-të të një kryengritjeje, që e detyroi Dalai Lamën të largohej në azil.