Qeveria në dietë, shkurtohen fondet për Ministrinë e Jashtme
12/07/2011 Vendimi i Këshillit të Ministrave për shkurtime të shpenzimeve për 6-mujorin e dytë
Turdiu: Buxheti i Ministrisë së Jashtme është shkurtuar me 100 milionë lekë
Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave për të reduktuar shpenzimet e institucioneve për pjesën e mbetur të vitit e detyron Ministrinë e Jashtme të shkurtojë personelin diplomatik. Shkurtimet e fondeve të Ministrisë së Financave i kanë hequr këtij dikasteri 100 milionë lekë, duke bërë që sytë të drejtohen te stafi i ambasadave dhe konsullatave tona jashtë vendit. Fondi për pagat e shpenzimet e diplomatëve akordohet nga buxheti i shtetit në lekë dhe vetëm nga kursi i këmbimit Ministria e Jashtme humb 100 milionë lekë në vit, shifër kjo e barabartë me shkurtimin që po i bëhet nga Ministria e Financave.
Në Komisionin parlamentar për Politikën e Jashtme u diskutua paraditen e djeshme projektligji “Për disa ndryshime në ligjin 10355, datë 2.12 2010 «Për buxhetin e shtetit të vitit 2011»”. Në prezantimin e saj para deputetëve të mazhorancës në këtë komision drejtoresha ekonomike në Ministrinë e Jashtme Ilda Bega u shpreh: “Kur ua kemi çuar përfaqësive, ua kemi dërguar: qira, paga, shpenzime për sigurimet shëndetësore, dhe kanë nga 2 mijë dollarë për telefon, 3 mijë për karburant, internet e nuk e di çfarë tjetër, që ne do t’i shkurtojmë. Nuk di çfarë të heq. Do të ketë pa dyshim shkurtime personeli.” Ndërsa për Gazmend Turdiun, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, shkurtimi i personelit në mes të vitit nuk do të ishte një veprim i zgjuar, pasi do të rriste dhe më shumë kostot. Reduktimi i stafit do të ishte më i përshtatshëm vitin e ardhshëm. “Çdo masë që ne mund të marrim me shkurtime në personel, nëse do të ishte e nevojshme, efektin do ta ketë vitin që vjen, sepse ne detyrohemi të paguajmë një kontratë, e cila duhet të ndërpritet me të paktën 3 muaj njoftim paraprak. Gjithashtu edhe kthimi i personelit në Shqipëri lidhet me shpenzime. Nëse do të kishte rishikime në raport me përfaqësitë diplomatike, atëherë efekti do të ishte patjetër më 2012-n. Këtë vit në rastin më të mirë minimal”, - tha Turdiu.
Shkurtimi i fondit
Sekretari i Ministrisë së Jashtme Gazmend Turdiu tha: “Buxheti i Ministrisë së Jashtme është shkurtuar me 4,6 për qind, apo me 100 milionë lekë të reja në krahasim me buxhetin e vitit të kaluar për institucionin tonë. Projekti i qeverisë kishte të bënte fillimisht me shkurtim të fondeve në një vlerë që shkonte rreth 14 për qind, apo 300 milionë lekë. Por me anë të bisedimeve të vazhdueshme nga ekspertët ekonomikë të Ministrisë së Financave dhe ministrisë sonë kemi arritur të negociojmë për shkurtim që arrin në 100 milion lekë.”