Fillon beteja, Meta përballë Priftit
12/07/2011 Lexohet kërkesa për gjykim, gati dëshmitë VIP të Priftit, Taçit, Rrapaj, Hajdarit, Sulos e të tjerëve
Verifikimet e Metës në TIMS dhe vendimi i plotë me 6 pika i kolegjit të Gjykatës së Lartë
TIRANE-Ilir Meta do të përballët në Gjykatën e Lartë me rreth 50 dëshmitarë, si dhe me dhjetëra prova shkresore e përgjime të TIMS-it, që Prokuroria e Përgjithshme ka administruar në dosjen penale kundër tij. Vendimi i Kolegjit Penal, i ka dhënë ‘ok’ kërkesës së fundit të të pandehurit Ilir Meta, duke vendosur gjykimin e çështjes në themel, por nga ana tjetër Gjykata e Lartë ka rrëzuar pretendimet e ish-numrit dy të qeverisë “Berisha”, për sa i përket pavlefshmërisë së video-përgjimit mes Priftit dhe Metës. Me një vendim të ndërmjetëm që u këshillua më shumë se katër orë nga 5 gjyqtarët, tashmë çështja penale kundër ish-ministrit të Ekonomisë dhe ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, do t’i nënshtrohet gjykimit të zakonshëm. Në vendimin e dhënë gjykata ka pranuar edhe kërkesën tjetër të dy avokatëve të Metës, Gëzim Veleshnja dhe Petrit Serjani, e cila bënte fjalë për dy aktet e ekspertimit të videos të bërë në Amerikë dhe Angli nga ekspertë privatë. Të dyja këto akte ekspertimi ku njëri bën fjalë për autoticintetin e videos dhe tjetri për pastrimin zhurmës dhe qartësimin e bisedës mes deputetëve Dritan Prifti dhe Ilir Meta, nuk mund të përdoren në këtë proces. Kolegji Penal në vendimin e ndërmjetëm e argumentoi këtë se asnjëri prej këtyre akteve të ekspertimit, nuk është kryer në formën e kërkuar nga ligji, pra me marrjen e provës nëpërmjet letërporosisë që duhej të dërgohej nga Ministria e Drejtësisë. Në këto kushte, pritet që për sa i përket vërtetësisë së video-përgjimit dhe bisedës që është kryer aty, gjatë gjykimit të çështjes gjykata mund të thërrasë për të dëshmuar dy ekspertët e huaj Glenn Bard dhe Adrian Philips, ose të caktojë vetë ekspertë të tjerë për të kryer ekspertizën e kasetës. Kolegji Penal rrëzoi kërkesën e mbrojtjes për papërdoshmërinë e dëshmisë së Dritan Priftit, ndërkohë që për mjetet e përgjimit si: kamera, lap-topi, ora e sende të tjera, gjykata të shprehet në një periudhë të mëvonshme. Gazeta “Metropol” boton të plotë vendimin e Gjykatës së Lartë, i cili është si më poshtë:
Vendimi i plotë
1. Rrëzimin e kërkesës paraprake për pushimin e gjykimit të procedimit penal nr. 1 të vitit 2011 të Prokurorisë së Përgjithshme për shkak se ndjekja penale nuk duhet të fillonte, me arsyetimin se, nuk rezulton që nga momenti i regjistrimit të këtij procedimi nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, pra nga data 24.01.2011, të jenë kryer veprime që nuk lejohen sipas dispozitave procedurale penale në ngarkim të personit me imunitet. 2. Rrëzimin e kërkesës paraprake për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të veprimeve hetimore të kryera dhe provave të marra pas datës 12.04.2011 deri në datën 09.05.2011, si të kryera jashtë afateve procedurale, me arsyetimin se, afati i zhvillimit të hetimeve paraprake ndaj të pandehurit Ilir Meta ka filluar në datën 09.02.2011 kur emri i tij është regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprës penale në cilësinë e personit që i atribuohet vepra penale. Ndërkohë që, edhe çështja në Gjykatën e Lartë është dërguar nga akuza në datën 09.05.2011, pra brenda afatit tremujor të parashikuar nga dispozitat ligjore. 3. Pranimin e kërkesës paraprake për pavlefshmërinë relative dhe papërdorshmërinë, përkatësisht të akteve procedurale dhe akteve të ekspertimit të përpiluara nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti nga Mbretëria e Bashkuar Adrian Philips, me arsyetimin se caktimi i ekspertëve dhe veprimet e mëvonshme lidhur me marrjen e aktit të ekspertimit është kryer në shkelje të neneve 151 pika 4, 183 pika 1 dhe 509 të K.Pr.P. 4. Rrëzimin e kërkesës paraprake për papërdorshmërinë e video-regjistrimit të realizuar nga shtetasi Dritan Prifti sepse është bërë në shkelje të nenit 221 e vijues të Kodit të Procedurës Penale mbi “Përgjimet”, me arsyetimin se, video-regjistrimet e realizuara jo nga organet e procedimit, por nga subjektet private nuk përfshihen në rastet dhe kriteret që përmbahen në Titullin IV Kreu III Seksioni IV “Përgjimet” të K.Pr.P.
Pika 5 e vendimit
Lidhur me kërkesën paraprake për sa i përket papërdorshmërisë së provave materiale, duke filluar nga ora audio e video regjistruese me të cilën pretendohet se është bërë regjistrimi, si dhe mjetet e tjera teknike të transferimit e riprodhimit të regjistrimit, duke vijuar me disqet elektronike ku përmbahen të dhënat e regjistrimit, për shkak se sipas mbrojtjes mungon prova origjinale e bisedës në vetë orën regjistruese, Kolegji Penal çmon se, në kuptim e zbatim të dispozitave procedurale, në këtë moment të procedimit, nuk mund të japë qëndrimin e tij dhe as të disponojë për pranimin apo rrëzimin e kërkesës, pra për papërdorshmërinë ose jo të këtyre provave. Nga vetë përmbajtja e kësaj kërkese, pretendohet se ajo mbështetet në konkluzionet shkencore të arritura me aktet e ekspertimit teknik të realizuara nga ana e organit të Prokurorisë në fazën e hetimit paraprak.
Pika 6 e vendimit
Së fundi, Kolegji Penal vendosi të rrëzojë kërkesën paraprake të mbrojtjes së të pandehurit Ilir Meta për sa i përket papërdorshmërisë së deklarimeve të shtetasit Dritan Prifti me pretendimin se është person i akuzuar në një procedim të lidhur, me arsyetimin se, nga të dhënat që përmbahen në fashikullin e gjykimit nuk jemi përpara rasteve të parashikuara nga neni 156/2 i Kodit të Procedurës Penale. Një gjë e tillë tregon se ish-ortaku i ngushtë i të pandehurit Ilir Meta, Dritan Prifti do thirret i parë për të dëshmuar në gjyq.
Shpërdorimi i fondeve
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë kanë reaguar dy avokatët Gëzim Veleshnja dhe Petrit Serjani, duke e pohuar se Prokuroria ka shpërdoruar fondet publike dhe se vendimi i dhënë sot, provon se hetimi i akuzës ka qenë politik. Avokatët shprehen se pagesat e dy ekspertëve të huaj për ekspertimin e videos, nuk janë gjë tjetër veçse shpërdorim fondesh. Mësohet se dy për dy ekspertizat Prokuroria e Përgjithshme ka paguar 25 mijë dollarë amerikanë, shumë kjo që është nxjerrë nga buxheti i saj.