E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci, hetimi është i drejtë

16/04/2009  Reagon Prokuroria

TIRANE- Pas zërave se organi i akuzës nuk ka hetuar në tërësi tragjedinë e Gërdecit dhe pasurinë e të pandehurve që shkaktuan atë, ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme përmes titullares së saj Ina Rama, duke u shprehur se institucioni që ajo drejton ka realizuar një procedim të drejtë, të barabartë dhe të rregullt ligjor. Këtë e ka arritur duke angazhuar kapacitetet më të mira profesionale dhe duke shmangur çdo përpjekje për ndikim dhe presion politik. Prokuroria ka hetuar, analizuar dhe ngritur akuzë në gjykatë për çdo fakt kriminal që ka evidentuar se ka lidhje me këtë ngjarje. Gjithashtu Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale penale ndaj pasurive të të pandehurit Mihal Delijorgji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›