E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mësimi i gjermanishtes edhe në shkollat e mesme

16/04/2009  Marrëveshja

Shtohen mundësitë për përvetësimin e gjuhëve të huaja pranë shkollave të mesme. Shqipëria dhe Gjermania nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit për hapjen e seksionit dygjuhësh shqip-gjermanisht në gjimnazin “Sami Frashri”. Ndërkohë kjo gjuhë do të mësohet edhe në shkollat “Fan Noli”, “Avni Rustemi” dhe “Jeronim de Rada”. Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashri” në Tiranë, duke nisur nga viti shkollor i ardhshëm, do të mund të regjistrohen në seksionin dygjuhësh shqip-gjermanisht. Ministri i Arsimit Fatos Beja dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë Bernd Borchardt finalizuan këtë nismë me nënshkrimin e marrëveshjes pranë këtij gjimnazi gjatë ditës së djeshme. Ky seksion krahas mësimit intensiv të gjermanishtes përfshin dhe mësimdhënien e lëndëve të caktuara në gjuhën gjermane, si: matematikë, gjeografi, fizikë dhe kimi. Në fund të shkollës këta nxënës kanë mundësi të japin provimet e maturës në shqip dhe gjermanisht. Gjithashtu gjuha gjermane do të ofrohet edhe në shkollat 9-vjeçare “Fan Noli”, “Avni Rustemi” dhe “Jeronim de Rada”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›