Qeveria në nevojë për para, BSH nuk realizon ankandin shumëmiliardësh
Kërkesa e Financave për huamarrjen për 53 miliardë lekë mbetet pezull. Banka Qendrore i kujton edhe një herë thellimin e deficitit qeverisë
Ervin KOÇI
Mungesa e likuiditetit (parasë kesh) për gjysmën e dytë të vitit, e ka detyruar qeverinë shqiptare t’i kërkojë Bankës së Shqipërisë realizimin e një superankandi bonosh thesari. Por edhe pse ishte programuar të realizohej vetëm një ditë pas zgjedhjeve, pra më 29 qershor, Banka e Shqipërisë nuk e ka plotësuar këtë kërkesë të qeverisë. Qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Financave, kishte programuar të tërhiqte plot 53.2 miliardë lekë (rreth 410 milionë euro) bono thesari dhe obligacione, nga të cilat, 36.2 miliardë lekë janë emetime, ndërsa pjesa tjetër janë maturime. Por, sipas Ministrisë së Financave, superankandi nuk është realizuar deri tani pasi BSH-ja nëpërmjet specialistëve të saj i ka kërkuar qeverisë që të mos rrezikohet thellimi i deficitit të brendshëm. Guvernatori Fullani kërkoi për të disatën herë balancim të shpenzimeve dhe të të ardhurave. “Për shkak të paqëndrueshmërisë së eksporteve dhe rënies së dërgesave nga emigrantët, deficiti i llogarisë korrente në bilancin tregtar shfaqet i përkeqësuar”, deklaroi Fullani. Shuma prej 53.2 miliardë lekësh e kërkuar për korrikun, është më e larta e kërkuar për një muaj gjatë këtij viti. Gjatë muajve të fundit, qeveria ka tërhequr nga tregu mesatarisht 35 miliardë lekë në muaj. Që nga fillimi i vitit, qeveria ka emetuar 206 miliardë lekë borxh publik të brendshëm. Huamarrja e brendshme është zakonisht agresive në mes të vitit dhe në fund të tij, gjë që po vërehet edhe këtë vit. Por vetëm gjatë qershorit, qeveria tërhoqi borxh të brendshëm një shumë prej 29 miliardë lekësh dhe borxh në euro nga bankat e huaja shumën prej 155 milionë eurosh, për një total prej 378 milionë eurosh.
Borxhi publik
Borxhi publik shqiptar pritet të arrijë në 56 për qind të PBB-së deri në fund të vitit, si pasojë e rritjes së borxhit përballë mungesës së rritjes ekonomike. Shumë ekspertë të pavarur besojnë se borxhi i brendshëm i Shqipërisë do të rritet me rreth gjysmë miliardi euro vetëm këtë vit. Vlerësuesi i borxhit publik shqiptar, kompania "JCR ratings", rishikoi klasifikimin e pritshmërisë së borxhit nga "stabël" në "negativ", duke cituar si shkak "shpenzimet populiste të qeverisë në prag të zgjedhjeve". Por në rast se parashikimi i ndërkombëtarëve për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2010 del i saktë, atëherë qeveria mund të detyrohet të realizojë një buxhet pa deficit. FMN-ja dhe BB-ja parashikojnë rritje ekonomike prej vetëm 2 për qind për vitin e ardhshëm. Ngadalësimi i pritshëm i rritjes ekonomike dhe vështirësitë që po ndesh sektori real i ekonomisë, vendosin nën presion të ardhurat publike, duke rritur vështirësitë për realizimin e tyre sipas planit të buxhetit për vitin 2009.
Fluksi
Sipas BSH-së, lëvizja e lirë e kursit të këmbimit ofron një instrument automatik të korrigjimit të këtyre disekuilibrave në kërkesën dhe ofertën për valutë në tregun e brendshëm. Në këtë kuadër, sipas saj, të gjithë agjentët ekonomikë, publikë dhe privatë duhet të vlerësojnë ndjeshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre ndaj lëvizjeve të mundshme të pafavorshme të kursit të këmbimit, dhe të ndërmarrin veprimet mbrojtëse të nevojshme. “Nga ana e tij, sektori bankar është i ndjeshëm ndaj lëvizjeve të kursit të këmbimit, veçanërisht në drejtim të ndikimit që përcillet për cilësinë e portofolit të kredisë në valutë”, shtoi guvernatori Fullani. Sipas tij, për këtë arsye, zhvillimet e muajve të parë të vitit 2009 në kursin e këmbimit duhet të nxisin të gjithë veprimet e nevojshme të sektorit bankar, për zbutjen e efekteve të padëshiruara në gjendjen financiare.
BOX///////////////////////////
Bankat private tremben nga kriza, kreditim të ulët për bizneset
Bankat e nivelit të dytë në vend e kanë ulur këtë vit kreditimin për bizneset. Muaji maj ka shënuar një rënie të konsiderueshme të kreditimit të bizneseve, për sa i përket financimit të këtij sektori nga ana bankave të nivelit të dytë. Në bazë të të dhënave për majin, të publikuara nga Shoqata e Bankave të Shqipërisë, vihet re se gjatë vitit 2009 ka rënë në mënyrë të konsideruar kreditimi i ekonomisë për bizneset të nivele të ndryshme. Kjo rënie e kreditimit është më e dukshme për kreditë që jepen në monedhat e huaja, kryesisht në euro, por edhe në dollarë. Ndërsa kreditë e dhëna në lekë kanë njohur kryesisht një rritje modeste. Për sa u përket kredive të dhënave me afat të shkurtër për biznese të ndryshme, totali i kredive të dhëna në monedha të huaja për majin është rreth 97 milionë, kurse për kreditë e dhëna në lekë është rreth 39 milionë lekë. Kjo shifër është më të ulët se një vit më parë, kur kreditimi i bizneseve kishte një ritëm më lartë, për nivele të ndryshme të aktiviteteve. Në lidhje me këtë çështje, bizneset më të mëdha vendase kanë shprehur shqetësimin e tyre për kufizimin e tejskajshëm brenda një kohe të shkurtër të masës së kreditimit nga sistemi bankar. Sipas tyre, kjo sjell pasoja për bizneset cilësore dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas BSH-së, rënia e kredisë ka ndodhur për disa arsye. Arsyeja e parë ka të bëjë me presionin që sjell kriza financiare, e cila i ka bërë bankat më të kujdesshme. Tashmë, përpara se të japin një kredi, bankat kërkojnë garanci më shumë nga klientët për të kredituar. Por edhe vetë kërkesa e bizneseve dhe qytetarëve për kredi duket se është tkurrur nga interesat më të larta.
11 Korrik 2009