Prokuroria sekuestron 2 kuti të 8 majit në Tiranë, padia nga PS
26/10/2011 Pretendohet mospërputhje shifrash e falsifikim. Prokuroria: Po u vërtetua ka përgjegjësi penale
TIRANE-Gjashtë muaj pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të 8 majit, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të sekuestrojë në KQZ dy nga kutitë e fundit që u numëruan në kryeqytet. Vendimi i vonuar i Prokurorisë vjen në një kohë kur KQZ ka urdhëruar djegien e fletëve të votimit, dhe me sa duket për të shmangur zhdukjen e provave hetuesit dje kanë sekuestruar dy kuti ku dyshohet se është bërë falsifikim i dokumenteve dhe formularëve, pasi mendohet se nuk përputhen shifrat e shënuar në proces-verbale. Këto hije dyshimi fillimisht i ka ngritur Partia Socialiste, e cila nëpërmjet deputetëve të saj në fund të muajit maj ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal, ku denonconte shkeljet e bëra gjatë procesit të numrit të votave. Së bashku me kallëzimin PS ka vënë në dispozicion të Prokurorisë së Tiranës dhe një sërë provash të tjera, si proces-verbale të komisioneve, dhe materiale të tjera që gjatë kësaj kohe janë verifikuar nga hetuesit e Prokurorisë së Tiranës. Burimet pranë kësaj të fundit thanë se gjatë kësaj periudhe, kanë bërë verifikimet e nevojshme, duke pyetur përfaqësues nga Partia Socialiste, si dhe anëtarë të komisioneve zonale që përbëheshin nga anëtarë të PS dhe PD. Burimet shtuan se nga dëshmitë e administruara në dosjen penale dhe provat e tjera, u vendos që të sekuestroheshin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dy kutitë, në të cilat dyshohet se ka pasur mosrakordim të shifrave, ose e thënë ndryshe manipulim të rezultatit. Prokuroria nuk pranon të bëjë të ditur numrin e kutive të sekuestruara, pasi sipas saj kjo mund të sillte dhe krijimin e ndonjë debati apo komenti nga ana e subjekteve politike. Momentalisht hetimet janë në fazën e verifikimeve dhe se asnjë person ende nuk është marrë i pandehur. Hetues të çështjes sqarojnë se nëse do ekzistojnë provat e nevojshme, atëherë shumë shpejt do ketë emra që do vihen nën përgjegjësi penale. Urdhri për sekuestrimin e dy kutive ka qenë selektiv dhe aspak bllokues për procesin e djegies që tashmë ka nisur KQZ. Më datë 26 shtator, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me unanimitet, për të asgjësuar kutitë e zgjedhjeve të fundit. Por duke i lënë 1 muaj kohë Prokurorisë për të sekuestruar kutitë, që ajo do ta gjykonte të arsyeshme në hetimin e saj. Siç duket ky afat kohor është shfrytëzuar nga Prokuroria e Tiranës, e cila vendosi dje të marrë dy kuti, pas dyshimeve që ekzistojnë se në to është bërë manipulim.
Faktet e PS
Në fund të muajit maj, deputetë të PS i kanë bërë një analizë numërimit në Tiranë dhe se si përfundim ata arritën të konkluzionin se në disa kuti të fundit nuk kanë korresponduar shifrat. Duke e quajtur këtë fakt si provë të fortë që vërtetonte manipulimin e zgjedhjeve, PS vendosi t’i drejtohet me një kallëzim penal Prokurorisë së Tiranës.
870 fletë
PS-ja thotë se në votimet për Tiranën ka 870 fletë më shumë se sa votues, por kreu i KQZ-së, Arben Ristani, ka deklaruar se mosrakodrimi i shifrave ka ardhur si pasojë e gabimit njerëzor. Nga sa mësohet në Prokurorinë e Tiranës, këtë qëndrim kanë mbajtur dhe anëtarët e komisionit zonal, gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit.