Bajern Mynih kërkon Pandev dhe Rod Fani
Pasi dështuan në kampionat, drejtuesit e Bajernit të Mynihut kërkojnë të përforcojnë skuadrën. Gjermanët dëshirojnë të afrojnë në repartin sulmues maqedonasin Goran Pandev. Një tjetër objektiv është edhe 27-vjeçari Rod Fani. Largimi i Odos ka bërë që bavarezët të vihen në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe t‘i shtohen listës së klubeve që kërkojnë të afrojnë lojtarin e Rene. Për Fani, alternativa më e mundshme është Uest Hemi, ndërkohë që ka edhe mjaft oferta nga Spanja.