Madrilenët kryesojnë garën për Riberi
Reali i Madridit kryeson garën për shërbimet e Frenk Riberi. Në Angli janë të bindur se spanjollët do ta mposhtin Çelsin dhe mesfushori francez do të luajë në "Santiago Bernabeu" gjatë sezonit të ardhshëm. Florentino Perez konfirmoi se Riberi është në listën e objektivave kryesorë në merkato. Pas marrëveshjes me vlerë afro 70 milionë euro për Kaka, "merengues" pritet të paguajnë një shifër të ngjashme edhe te Bajerni i Mynihut, për yllin e përfaqësueses transalpine.