E Diel, 1 Nëntor 2026

"Tani, në Shqipëri, vlen më shumë çimentoja se njeriu"

Vlen më shumë çimentoja se njeriu. Moslejimi i ankorimit të një anijeje me turistë, e më tepër njerëz të moshuar, nën pretekstin që vendi është zënë nga një anije e ngarkuar me çimento, është me të vërtetë shumë e turpshme për autoritetet e Portit të Sarandës. Shqipëria është në hapat e para të hapjes drejt industrisë botërore dhe shumë të madhe të turizmit. Kjo industri, në radhë të parë, ka parimin e respektimit e kujdesit maksimal ndaj njeriut dhe kënaqësive të tij. Shqiptarët e kanë pasur zakon në shekuj që mikun e huaj ta respektojnë mbi njerëzit e shtëpisë, ta ruajnë e ta mirëpresin. Mjerisht, ne shqiptarët e sotëm vlerësojmë më shumë çimenton se mikun. Sa turp! Sigurisht, prokuroria shqiptare do të hapë hetim ndaj këtij gjesti të shëmtuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›