E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qeveria nuk ka vendosur taksë të re 10 %, por Rama i ka rritur taksat lokale 25-40 %”

Zëvendësministri i Financave dhe këshilltari demokrat i Tiranës, denoncon mashtrimet dhe abuzimet e Kryebashkiakut

TIRANE – Taksa e sheshtë, në masën prej 10 përqindësh, për ët cilën Edi Rama pretendoi dy ditë më parë se është një taksë e re, e vendosur nga pushteti qendror, nuk është asgjë më shumë se një metodë rakordimi. Këtë sqarim ka dhënë dje zëvendësministri i Financave Florjon Mima, i cili ka bërë ët ditur më tej se, në bazë të këtij rakordimi, në fund të vitit, bizneset e vogla, jo vetëm që nuk do të rezultojnë si pagues të kësaj takse, por në pjesën më të madhe ët tyre do të rimburosohen me fondet e pushtetit qendror, ndërsa shumat e mundshme të përfituara, do i kalojnë bashkive dhe komunave.
Nga ana tjetër Florjon Mima, me cilësinë edhe të Këshilltarit të PD-ës, në bashkinë e Tiranës, ka akuzuar Edi Ramën për rritjen e taksave lokale në masën 25 – 40 për qind, apo edh për vendosje taksash, sikurse është taksa e gjelbër, vetëm me vendim të këshillit bashkiak, pa asnjë bazë ligjore.

Taksa e sheshtë e Edvinit - një mashtrim
“Kërkojmë të sqarojmë opinionin publik në lidhje me deklaratën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sikur gjoja bizneset e vogla penalizohen nga prezantimi i taksës së sheshtë prej 10 për qind që ato do të duhet të paguajnë në fund të tremujorit të parë për vitin 2009 për aktivitetin e vitit 2008. Kjo është totalisht e pavërtetë”, është shprehur dje për mediat zëvendësministri i Financave Florjon Mima, i cili ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për asnjë taksë të re.
“Nuk bëhet fjalë për asnjë taksë të re. Kemi thënë dhe sqaruar disa herë më parë se kjo është thjesht një metodë rakordimi për të kaluar nga taksimi i paragjykuar në taksimin real. Bizneset e vogla, të cilat paguajnë kuotat fikse në Bashkinë e Tiranës dhe bashkitë e tjera te vendit, në përfundim të vitit do të duhet të bëjnë rakordimet me pushtetin qendror duke dorëzuar një deklaratë të të ardhurave dhe shpenzimeve dhe ne presim që në fund të këtij procesi shumica e bizneseve jo vetëm që nuk duhet të paguajnë takse shtesë, por në të kundërt pjesa më e madhe e tyre do të rimbursohen për tatimin e paguar tepër në komuna dhe bashki”, është shprehur më tej këshilltari demokrat në Këshillin bashkiak të Tiranës.
Lidhur me rimbursimet e kësaj takse, Mima, ka siguruar se ato do bëhen me fondet  pushtetit qendror, ndërsa fondet e mundshme shtesë do të kalojnë në llogarinë e bashkive e komunave respektive.
“Për sa i përket rimbursimit ai do të përballohet totalisht nga fondet e pushtetit qendror dhe nëse do të ketë të ardhura shtesë ato do të transferohen pranë pushtetit vendor. Kjo është e vërteta e vetme në lidhje me taksën e sheshtë”, u shpreh më tej Mima.

Akuzat ndaj Edi Ramës
Florjon Mima, ka akuzuar më tej, kryebashkiakun e Tiranës, për abuzimin sipas tij, me rritjen e taksave vendore, në mënyrë arbitrare nga 25-40 për qind, apo edhe për vendosje taksash lokale shtesë, pa asnjë bazë ligjore.
“Kryetari i Bashkisë së Tiranës duhet të shikojë taksat dhe tarifat vendore, të cilat vetëm nga viti 2007 në vitin 2008 janë rritur me një ritëm nga 25-40 për qind”, u shpreh Mima.
Duke renditur disa taksa, zëvendësministri i Financave, njëherazi edhe anëtari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës Florjion Mima, saktësoi edhe cilat prej tyre janë rritur, si edhe cilat janë të kundërligjshme.
“Përmendim, taksën e gjelbër e cila si një taksë e përkohshme është miratuar vetëm nga këshilli bashkiak, pra pa autorizim ligjor specifik; tarifën e pastrimit; taksën e pasurisë; dhe më e keqja akoma, një taksë te re e cila po ashtu është prezantuar gjatë këtij viti me vendim të njëanshëm të Këshillit Bashkiak dhe që ka të bëjë me të gjitha kamionçinat, kamionët, mikrobusët, autobusët etj., me targa jo te Tiranës por që hyjnë për furnizime a transport në Tiranë  dhe që për çdo prekje të tyre në territorin e Tiranës ato do të duhet të paguajnë 1 mijë lekë taksë, një çmenduri e vërtetë kjo. Dhe mjafton një përllogaritje e thjeshtë për të parë që një biznes i vogël që viziton Tiranën rreth 40 - 50  herë në vit, do të duhet që vetëm me këtë taksë të paguajë pothuaj të njëjtën shumë që ai paguan sot si takse për biznesin e vogël”, përfundoi deklarimin e tij për mediat, Florjon Mima.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›