E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi: Propozojmë sërish bashkimin e të majtës

Kryetari i PS 91 Petro Koçi në një deklaratë u shpreh se propozon sërish bashkimin e të majtës në emër të fitores në zgjedhjet e qershorit. Në fjalët e tij Koçi shprehet optimist për rezultat fitues edhe pse sipas tij duhen kapërcyer një sërë pengesash të prodhuara nga pazaret Rama-Berisha. Sipas Koçit fitorja bëhet edhe më e garantuar nëse rivendoset dialogu mes dy kualicioneve të majta që do të konkurojnë në zgjedhjet e ardhshme. Po kështu kreu i PS 91 u shpreh se duhet të rishikohet sërish kodi elektoral si një zgjidhje mirëkuptimi për formulën e përbërjes së komisioneve zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›