Projektligji për dhënie amnistie, PS-ja apel për miratimin e tij
05/01/2009 PS do t’i kërkojë Konferencës së Kryetarëve përfshirjen në rend të ditës
Ligjvënësit socialistë do të kërkojnë miratimin e projektligjit për dhënie amnistie të propozuar prej tyre. Me fillimin e sesionit të ri parlamentar për këtë vit deputetët e grupit kuvendor të PS-së do të kërkojnë futjen në rend të ditës të këtij drafti ligjor dhe miratimin e tij. Për këtë arsye që në mbledhjen e parë të Konferencës së Kryetarëve përfaqësuesit socialistë do të insistojnë në realizimin e kërkesës së tyre. Qëllimi i këtij projektligji për amnistinë synon të bëjë të mundur amnistinë për një kategori të caktuar shtetasish në moshë të thyer, të cilët janë duke vajtuar dënime për disa lloj veprash penale apo që janë në proces hetimi për këto vepra penale.
Grupi i deputetëve propozues ka marrë shkas nga disa raste fatkeqe të bëra publike dhe në medie, ku persona në moshë të thyer janë duke vuajtur dënime me burgim disavjeçar për vepra penale, siç është edhe kultivimi i bimëve narkotike apo vepra të tjera të kryera në kushte të një nevoje apo varfërie ekstreme. Në relacionin e tyre mbi këtë projektligj deputetët që hartuan këtë nismë vlerësuan faktin se është e vërtetë që disa nga këto vepra janë të përhapur në masë në vendin tonë, por po aq e vërtetë është edhe se një pjesë e mirë e personave që janë ndëshkuar penalisht janë autorë të shtyrë nga varfëria ekstreme apo si në rastin e bimëve narkotike, si të vetmit persona të gjendur në shtëpi gjatë aksioneve të policisë. Të dënuarit në moshë të thyer jo vetëm që janë një barrë për sistemin shqiptar penitenciar, por mbi të gjitha jetesa e tyre në kushte te izolimit dhe pa përkrahjen e duhur familjare rrezikon shëndetin e tyre në mënyrë progresive. Sipas propozuesve të ligjit, amnistia ndaj kësaj kategorie të moshuarish, por edhe të miturisht, do të lehtësonte njëkohësisht edhe sistemin penitenciar të mbingarkuar. Madje, vetë kreu i PS-së, Edi Rama i dërgoi pak ditë më parë një letër kreut të shtetit ku i kërkoi të dekretonte faljen e shtetases 75 vjeçare Feride Bako. Njëkohësisht, duke marrë shkas nga drama e familjes Bako, kryetari Rama garantoi në letrën drejtuar presidentit Topi se “do të bëj gjithçka mundem për të nxitur e gjetur mirëkuptimin e palëve në Kuvendin e Shqipërisë, në mënyrë që ky grusht fajtoresh pa faj të trajtohet me një ligj, që i hap rrugë konsiderimit, rast pas rasti, të mundësisë së kthimit të tyre pranë fëmijëve të mbetur rrugëve pa asnjë mbështetje e pikë referimi”.
Propozimi
Amnistohen femrat e dënuara, të cilat në datën kur Kuvendi do të miratojë një ligj të tillë, gjithmonë nëse e miraton, kanë mbushur moshën 60 vjeç dhe meshkujt e dënuar, të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeç. Amnistohen të dënuarit me burgim që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të parashikimeve të nenit 4.