PS:Të emërohet ambasadori në Kosovë

Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë Arta Dade është shprehur në një konferencë për shtyp lidhur me gjëndjen në Kosovë. Sipas saj qeveria duhet të angazhohet seriozisht ndaj ngjarjeve në Kosovë e në rajon dhe emërimin urgjentisht të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Prishtinë. Gjithashtu Dade u shpreh se PS-ja po ndjek me vëmendje dhe shqetësim të veçantë zhvillimet e ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe dënon aktet e përsëritura të dhunës ndaj shtetasve të Kosovës dhe pronës së tyre. "Ne vlerësojmë reagimin e menjëhershëm të autoriteteve të Kosovës dhe EULEX-it e KFOR-it në marrjen e masave për respektimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë atje" u shpreh Dade.