PSE: Zgjedhjet, hetim nderkombetar
Denis Dedej
Presidenti i Partise Socialiste Evropiane, Poul Nyrup Rasmussen, mbeshteti dje Partine Socialiste te Shqiperise, per transparencen dhe zbardhjen e plote te zgjedhjeve te fundit parlamentare. Deklarata e zyrtarit te larte te PSE u be pas nje takimit te zhvilluar me kryetarin e PS, Edi Rama, ku per here te pare propozohet komision hetimi me perberje nderkombetare. Kryesocialisti shoqerohej ne kete takimi nga deputetja Arta Dade, e cila eshte njeheresh sekretarja per Marredheniet Nderkombetare ne seline roze dhe deputeti socialist Arben Ahmetaj. Pas ketij takimit te zhvilluar ne Sarajeve, ku mbahej takimi i socialisteve evropian per te diskutuar mbi ceshtjet e Ballkanit, Presidenti i PSE tha se ngritja e nje komisioni hetimor qe do te garantonte transparencen e zgjedhjeve, do te zgjidhte ceshtjen e shumediskutuar te zgjedhjeve. "Me lejoni te shprehem qarte. Une dua te mbeshtes Partine Socialiste shqiptare, ne kerkesen e saj per te pasur transparence dhe zbardhjen e plote te zgjedhjeve te fundit. Kjo eshte arsyeja perse sot i kam thene zotit Edi Rama, se une po u bashkohem perpjekjeve per te arritur transparence te plote, se edhe une do te doja t'i shprehja deshiren time per ngritjen e nje Komisioni Hetimor, nje komisioni hetimor te pavarur, qe te negociohet dhe te pranohet edhe nga Partia Socialiste e Shqiperise", deklaroi Rasmussen. Sipas tij, "ky komision mund te perbehet nga shqiptare, por edhe nga perfaqesues nderkombetare te pavarur, cka do te garantonte se ky komision hetimor do te shqyrtonte cdo pikepyetje, dyshim apo ceshtje te tjera mbi zgjedhjet e fundit. Transparence e plote, Komision Hetimor, le ta mbarojme kete pune", perfundon komunikimin e tij me mediat, Presidenti i Partise Socialiste Evropiane. Zyrtare nderkombetare shpeshhere kane kerkuar dhenien fund te ngercit politik te krijuar ne Shqiperi permes nje konsensusi. Ceshtja per te cilen ndahen dy partite me te medha ne vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, ka te beje me hetimin e zgjedhjeve permes hapjes se kutive te votimit. Partia Socialiste nuk toleron nga qendrimi i saj, duke kerkuar qe transparenca te kryhet permes kesaj rruge, ndersa Partia Demokratike ka kundershtuar nje gje te tille duke arsyetuar se eshte kunder vendimit te gjykatave.