Levizja Evropiane: Liberalizimi i vizave, cfare perfitohet
Levizja Evropiane ne Shqiperi dhe Ministria e Puneve te Jashtme te Shqiperise, ne bashkepunim me Friendrich Ebert Stiftung dhe Balkan Trust for Democracy do te organizojne ne Tirane konferencen "Liberalizimi i Vizave: Cfare nenkupton ne te vertete?". Kjo konference ka si qellim te ofroje nje pershkrim te hollesishem te procesit te liberalizmit te vizave per shtetasit shqiptare duke informuar opinionin publik se cfare do te thote ne te vertete liberalizimi i vizave. Ne funksion te ketij qellimi, konferenca do te hape siparin e nje serie aktivitetesh qe do te zhvillohen ne kuader te nje fushate te gjere informuese te qeverise shqiptare per liberalizimin e vizave me BE-ne. Kjo fushate do te lancohet nga zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashte te Shqiperise, Ilir Meta. Konferenca synon qe, krahas kendveshtrimit qe institucionet e BE-se si Komisioni, Parlamenti Evropian dhe vendet anetare te BE-se kane ndaj ketij procesi, te ofroje edhe eksperiencen e vendeve te rajonit, qytetaret e te cileve kane perfituar te drejten per te levizur lirshem ne hapesiren "Shengen".
Deklarata e perbashket e pjesemarresve te Konferences se PSE mbi Ballkanin, ne Sarajeve
Duke pershendetur mendesine dhe perpjekjet pro-evropiane te rajonit,
ne, socialistet dhe social-demokratet evropiane besojme se paqja, siguria dhe Stabiliteti ne Ballkanin Perendimor jane me rendesi jetike. Edhe pse ngjarjet tragjike te se kaluares se aferme kane mbetur ne kujtesen tone, vendet e rajonit afirmojne dhe marrin persiper pergjegjesine e tyre per ndertimin e nje te ardhmeje te qendrueshme dhe paqesore per popujt e tyre.
Me hyrjen ne fuqi te Traktatit te Lisbones, ne duam qe viti 2010 te shenoje nje fillim te ri per zgjerimin drejt Ballkanit Perendimor. Ne vitet e fundit, rajoni ka bere perparim te ndjeshem drejt anetaresimit ne BE, duke treguar mendesine pro-evropiane te vendeve te Ballkanit Perendimor. Serbia, Mali i Zi dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonise, kane hyre ne regjimin pa viza te BE-se ne muajt e fundit te vitit 2009. Edhe vendet e tjera po bejne perparim te mire drejt te regjimit te liberalizimit te vizave dhe permbushjes se kritereve te Kopenhagenit. Shqiperia por dhe Bosnja - Hercegovina mund te perfitojne nga liberalizimi i vizave qysh ne korrik 2010. Liberalizmi i vizave mbetet shtylle themelore per aderimin ne BE, e cila do te inkurajoje mirekuptimin nderkulturor kozmopolitan dhe mentalitetin pro-evropian ne rajon.
Permiresim te ndjeshem ka edhe ne drejtim te standardeve te te drejtave te njeriut dhe reformave ne drejtesi; eshte rritur respektimi i shtetit ligjor, ndersa procesi i ripajtimit ka bere hapa te medhenj perpara. PSE-ja i mirepret keto zhvillime premtuese dhe do te drejtoje perpjekjet per te garantuar qe qytetaret e BE-se te kene nje imazh te ri me veshtrim perpara per rajonin, duke ia lene ngarkesat emocionale negative te kaluares. Ata duhet te nxiten per zgjidhjen e sfidave te mbetura ne rrugetimin e tyre drejt anetaresimit ne BE. Perpjekjet per integrim dhe bashkepunimi i metejshem rajonal jane thelbesore.
Vizioni yne: Rajoni dhe zgjerimi me 2014.
Per te punuar aktivisht dhe per te frymezuar te gjithe aktoret per anetaresimin ne BE, kerkohet nje vizion i ri per Ballkanin Perendimor. Ky vizion i ri per Evropen e re eshte zgjerimi me 2014.
PSE-ja, si familja politike me e perkushtuar Evropiane ndaj integrimit Evropian te Ballkanit, e miraton fuqimisht vizionin per Zgjerimin 2014. Viti 2014 duhet te jete nje gur kilometrik ne harten e rruge drejt anetaresimit ne BE, duke mbajtur parasysh se disa prej vendeve mund te jene anetare te BE-se edhe me pare. Kjo e ben ate nje date simbolike, qe shenon njeqind vjetorin e shperthimit te Luftes se I Boterore. Kjo eshte nje date ambicioze, por megjithate e mundshme, e cila nenkupton edhe permbushjen e kritereve te anetaresimit te percaktuara nga ana e BE-se. Udherrefyesi i ketij Vizioni eshte Deklarata e Keshillit Evropian te Selanikut 2003, e cila percakton vlerat e BE-se dhe vazhdimin e Zgjerimit ne kuadrin e Procesit te Stabilizimit dhe Asociimit( PSA). Ai ben thirrje per zgjidhjen e mosmarreveshjeve dhe ceshtjeve perkatese humanitare, si dhe evidentimin e rendesise se bashkepunimit rajonal dhe begatise ekonomike, per stabilitetin rajonal.
PSE-ja ka qene perfshire ne menyra aktive ne Ballkanin Perendimor qysh nga mesi i viteve 90 dhe ka ndertuar rrjete dhe zhvillime solide me parti politike socialiste dhe social-demokrate. Fitoret e koheve te fundit zgjedhore te partive socialiste dhe social-demokrate ne Ballkanin Perendimor nxjerrin ne pah mentalitetin modern social-demokrat te rajonit dhe ofrojne nje platforme premtuese politike per realizmin e Zgjerimit ne vitin 2014. Ky zhvillim duhet mbeshtetur dhe zhvilluar me tej. PSE-ja, me anetaresimet e reja dhe permiresimet e bera ne Kongresin e saj ne vitin 2009 eshte edhe me e perkushtuar dhe me nje prani edhe me te madhe ne rajon.
PSE-ja e siguron rajonin per mbeshtetjen dhe solidaritetin e saj. Ne mirepresim me kenaqesi perpjekjet e rajonit drejt anetaresimit ne BE. Per zgjidhjen e sfidave te mbetura rajonale eshte e nevojshme te ndermerren shume hapa praktike. Qe te jete i suksesshem, vizioni yne i Zgjerimit 2014 duhet te bazohet ne shtyllat e meposhtme politike:
a. Bashkepunim i plote i te gjitha partive anetare ne nivel vendor, rajonal, kombetar dhe Evropian.
b. Rregulla te qarta per partite politike, transparence dhe lufte te vendosur kunder korrupsionit.
c. Vazhdimi i bashkepunimit te plote dhe transparent me Gjykaten Nderkombetare te Krimeve per Ish-Jugosllavine.
d. Nje perkushtim te qarte ndaj te drejtave themelore te njeriut, mos-diskriminimit dhe politikave multietnike.
e. Permiresimi i perspektivave dhe mbrojtjes te te drejtave themelore te grave. Dimensioni rinor duhet te jete ne tabanin e thelbin e zhvillimit kombetar dhe rajonal dhe anetaresimin ne BE.
f. Harmonizimin e perbashket dhe rajonal legjislativ me Ascuine e BE-se, per krijimin e sistemeve ligjore mbeshtetur mbi keto vlera.
g. Rrjetezimi dhe dialogimi ndermjet fondacioneve politike partiake
ne Ballkanin Perendimor per nje rritje te drejte dhe te gjelber, hapjen e vendeve te pune dhe drejtesi sociale.
Kjo strategji politike duhet te mbeshtetet me politika progresive dhe sociale demokratike per begati rajonale, duke pasur parasysh Axhenden e BE-se 2020. Shtetet Anetare te BE-se dhe rajoni jane goditur nga kriza e pergjithshme financiare. Ne kushtet kur njerezit po humbasin vendet e punes dhe shtimit te pabarazise shoqerore, ne jemi per masa aktive, per ta bere rajonin te afte per sfidat e se ardhmes. Ballkani Perendimor duhet te jete i gatshem per te luajtur nje rol aktiv ne realizimin e Axhendes se BE 2020.
Rritja ekonomike ne rajon nuk duhet te behet ne dem te mjedisit dhe zhvillimit te qendrueshem. Ne duam politika qe nxisin rritjen e gjelber. Ne duam zhvillim te qendrueshem dhe nje pjesemarrje te drejte per popullin. Sindikatat qe aktualisht jane te dobeta duhet te forcohen per te siguruar nje objektiv te tille dhe standarde dinjitoze pune. Ne jemi per nje lufte te paepur kunder korrupsionit. Baza me e mire e mbeshtetjes per keto strategji mbetet populli, shoqeria civile. Prandaj, shoqeria civile duhet te fuqizohet. Evropa nuk eshte thjesht dhe vetem nje vend tregu. Perfitimet per njerezit duhet te jene ne qender te vemendjes se cdo konsiderate dhe vendimi politik.
Fondet e BE-se per Ballkanin Perendimor synojne ristrukturimin ekonomik, zvogelimin e hendeqeve ne zhvillimin rajonal, perparimin e zonave rurale dhe zbatimin e standardeve te ndryshme teknike. Ne kete kontekst, duhet garantuar qe njerezit, mireqenia dhe mundesite e tyre, krahas qendrueshmerise se mjedisit te vazhdojne te jene ne qender te vemendjes. BE-ja mund te perfitoje vetem nga ekonomite qe ndertohen mbi novacionin e gjelber, zhvillimin e qendrueshem dhe krahun e kualifikuar te punes.
Per kete qellim, ne kemi nevoje per politika shoqerore zhvillimi, duke perfshire dhe zhvillimin e qendrueshem. Ne na nevojiten programe per hapjen e vendeve te punes, arsim publik, trajnim dhe novacion te gjelber. Popujt e ketij rajoni duhet te angazhohen aktivisht ne proceset ekonomike dhe politike nepermjet rritjes se pronesise lokale, per krijimin e nje baze te fuqishme, mbeshtetese dhe dinamike per anetaresimin ne BE, per begati te gjelber dhe te drejte dhe per perballimin e sfidave qe kemi perpara. Axhenda e zhvillimit te qendrueshem eshte ne te miren e ndersjelle te rajonit; kesisoj ajo mund te sherbeje si terren i perbashket per bashkepunim rajonal, zgjidhjen e dallimeve ekzistuese dhe pajtimin.
Per nje Ballkan Perendimor ekonomikisht te shendetshem, te gjelber dhe shoqerisht te drejte, theksojme politikat ne vijim:
a. Sigurimi i nje dimensioni te fuqishem social, duke kombinuar politikat e punesimit me ato te mbrojtjes dhe perfshirjes sociale, me qellim qe te mbeshtetet ndryshimi si dhe lufta kunder varferise dhe pabarazise.
b. Kalimi drejt ekonomive me perdorim te ulet karboni, duke garantuar nderkohe nje tranzicion te drejte per punetoret gjate ketij procesi.
c. Nxitja e novacionit, kerkimit dhe mesimit gjate gjithe jetes, si motoret kryesore per hapjen e vendeve te punes. Zhvillimi i treguesve te lidhur me to duhet te garantoje shmangien e hendeqeve te medha rajonale.
e. Fuqizimi i sindikatave per sigurimin e standardeve dinjitoze pune.
f. Sigurimi i aksesit universal ndaj sherbimeve publike me cilesi te mire.
g. Fuqizimi i shoqerise civile per arritjen e ketyre te mirave publike.
Bashkepunimi i PSE-se ne nivel qendror
PSE-ja ka qene nje force per paqe dhe tolerance ne rajon. Si mbrojtese e te drejtave te njeriut, bashkepunimit rajonal dhe integrimit te Ballkanit Perendimor ne BE ne vitin 2014, ne pershendesim me kenaqesi mentalitetin pro-evropian te rajonit. Lidhur me kete, ne e sigurojme rajonin per mbeshtetjen, miqesine dhe solidaritetin tone te fuqishem.