E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lufta" per Keshillin Bashkiak, perplasje mes Gjikes e Halilit

Vlore- Ngerci dhe problemet qe prej muajsh kane mberthyer Keshillin Bashkiak te Vlores, fusin ne "sherr" edhe bashkine me prefekturen. Prefekti i Qarkut dhe kryetari i bashkise kane reaguar duke shprehur pretendimet e tyre rreth projekt-vendimeve te kaluara ne Keshill apo vendimit te Gjykates se Apelit per rikthimin si kryetar te Kujtim Sulces dhe largimit te Arben Sinanit. Ne mbledhjen e fundit te djathtet braktisen mbledhjen ne shenje proteste per uljen ne krye te tavolines se Sulces, kurse prefekti u shpreh se 6 pikat e kaluara nga te majtet ne keshill pa pranine e te djathteve nuk do i njihte zyrtarisht. Prefekti i Vlores, Hasan Halili, ne nje konference per shtyp ka bere me dije se institucioni qe drejton ishte per ligjshmerine. "Nga gjykata nuk eshte prezantuar ende nje dokument zyrtar lidhur me ceshtjen dhe gjyqin disa mujor mes prefektures dhe Keshillit Bashkiak dhe vendimi nuk eshte cuar ne kancelarine e gjykates", u shpreh Halili Kurse kryebashkiaku Shpetim Gjika, i pyetur gjate nje inspektimi ne qytet, e cilesoi vendimin e prefektit si "nje shkarje drejtuesish", dhe se puna e zbatimi i projekteve tashme te kaluara ne Keshill, te cilin ai e njeh si legjitim, do te vijojne. "S'ka shanse qe ato projekt-vendime te rikthehen ne Keshill dhe une do te vijoj punen per zbatimin e projekteve te parashikuara per investime",-tha kryebashkiaku, duke keshilluar prefektin Halili, te mos politizohet. O. Hila

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›