E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ligjeve: Zyra e Avokatit te Popullit, e njeanshme dhe selektive

Institucioni i Avokatit te Popullit, u akuzua dje ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, per njeanshmeri, selektivitet ne perzgjedhjen e ankesave si dhe i perfshire ne vorbulla politike. Deputetet e mazhorances ne kete komision, leshuan jo pak kritika ndaj Avokatit te Popullit ne mungese, Ermir Dobjani, i cili pas perfundimit te mandatit te tij ne kete post, zevendesohet nga Riza Poda. "Lejet e ndertimit jane problem, jane kthyer ne gangrene, cfare eshte bere me planin rregullues, nuk po i pergjigjeni nje numri te larte ankesash te bere per keto",-tha deputeti demokrat, Aldo Bumci. Nderkohe qe kreu i komisionit, Ilir Rusmali akuzoi Avokatin e Popullit, se nuk ka nxjerre ne raportin vjetor te vitit 2009 asnje konkluzion per te drejtat e njeriut. Me kritik ishte Enkelejd Alibeaj, ne funksionin e relatorit te raportit, i cili e akuzoi institucionin te perfshire politikisht. "Ankesat e qytetareve, jane trajtuar ne menyre preferenciale. Avokati i Popullit, nje institucion kushtetues, eshte perfshire ne vorbulla politike ne nje kohe kur nuk duhet te ishte keshtu",-tha Alibeaj. Nga ana e tij, Poda rrezoi te gjitha akuzat, duke thene se ky institucion nuk ka pasur asnje pozicionim politik. Por sipas Alibeajt, pozicionet behen akoma me te qarta, kur ky institucion nuk ka bere asnje kallezim penal ne nje vit. Deputetet kerkuan llogari ne lidhje me standardin e zbatuar per kerkesat e kompanive tregtare dhe ato te ndertimit. Duke iu referuar raportit, anetaret e Komisionit vune ne dukje, se ne disa raste institucioni i Avokatit te Popullit eshte perdorur prej ketyre kompanive si nje rruge per t'iu drejtuar Gjykates Kushtetuese dhe kerkuan nje shifer te sakte ne lidhje me numrin e ankimimeve te bera ne kete gjykate, per llogari te ketyre kompanive. Gjithashtu, deputetet kerkuan informacion per menyren e trajtimit te ankesave te qytetareve ne lidhje me lejet e ndertimit, duke sugjeruar se trajtimi ne nivel makro i ankesave te qytetareve, vecanerisht ne lidhje me lejet e ndertimit, do te rriste eficencen ne punen e ketij institucioni. R. Rapushi

Rezoluta e posacme per raportin vjetor te Avokatit te Popullit
Nepermjet nje rezolute te posacme, Komisioni i Ligjeve i rekomandoi Avokatit te Popullit te ndryshoje menyren e hartimit dhe paraqitjes se raportit vjetor, qe duhet te permbaje konkluzione te sakta dhe te qarta ne lidhje me respektimin e te drejtave te njeriut. Sipas demokrateve Avokati i Popullit, ndonese shprehet ne raport per vonesa, ne gjykim te prokurorise dhe gjyqesorit nga ana tjeter nuk ka bere asnje kallezim penal pas ankesave te qytetareve per vitin 2009. Gjithashtu ne rezoluten e miratuar, komisioni i ligjeve i kerkoi ketij dikasteri, qe te respektoje kompetencat kushtetuese dhe te eliminoje trajtimet preferenciale, sikunder dhe sjelljet politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›