E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cekia, mbeshtet Shqiperine per integrimin ne BE

Mbeshtetje per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian si dhe procesin e liberalizimit te vizave dha dje gjate takimeve me Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha edhe kreu i parlamentit te Cekise, Miloslav Vlcek. "Ne jemi te gatshem, qe per sa i perket integrimit te Shqiperise ne BE te japim te gjithe ndihmesen tone permes eksperteve dhe dhenies se pervojes, neper te cilen ka kaluar Cekia gjate periudhes se integrimit te saj ne BE",-tha Vlcek gjate takimit me Berishen. Gjithashtu ai shprehu gatishmerine e Cekise per te ofruar ndihmen e saj edhe gjate procesit te perafrimit te legjislacionit shqiptar me ate te BE, duke nenvizuar nevojen e shkembimeve te metejshme, te takimeve, jo vetem ne nivel kaq te larte por edhe nivel ekspertesh dhe komisionesh. Te njejtat premtime, Vlcek ia beri edhe Presidentit Bamir Topi. Duke permendur dhe aspiraten e te gjithe shqiptareve, per liberalizimin e vizave me vendet e BE-se, kreu i shtetit shprehu deshiren per nje vendim te shpejte politik ne pergjigje te permbushjes me sukses te ketij procesi. Gjithashtu, Presidenti Topi vleresoi bashkepunimin me Cekine ne kuader te NATO-s, ku pervoja ceke eshte shume e vlefshme. Po keshtu, kryetari i shtetit theksoi rendesine e thellimit te bashkepunimit edhe ne fusha te tjera, si ne ate ekonomike dhe te turizmit duke nenvizuar rendesine e rivendosjes se nje linje direkt ajrore mes Prages dhe Tiranes. Nga ana e tij, Vlacek vleresoi perparimet dhe arritjet e vendit tone dhe siguroi per mbeshtetjen e pakursyer e te vazhdueshme te vendit te tij ne permbushjen e aspiratave integruese te Shqiperise ne familjen evropiane duke ofruar te gjithe pervojen pozitive ceke ne proceset integruese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›