Qeveria paguan rrogat e komuniteteve fetare
26/03/2012 Komuniteti Mysliman, vit me shumë para
Ndahen fondet për komunitetet Katolikët para në arsim Bektashinjtë në aktivitete
Qeveria ka përcaktuar ndarjen e fondeve për bashkësitë fetare. Bëhet fjalë për 99 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Sërish pjesën më të madhe të fondit e ka marrë Komuniteti Mysliman, i cili do të përfitojë rreth 28 milionë lekëve. Në lidhjen e bashkëngjitur, vendimit të qeverisë sqarohet se nga kjo shumë, 11.4 milionë do të përdoren për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës, 14.7 milionë për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar, si dhe 2 milionë për rikonstruksionin e Kryesisë së KMSH-së. Më pas, në listën e përfituesve të këtij fondi renditet në vend të dytë Kisha Ortodokse Autoqefale, e cila do të përfitojë 243 700 000. Mbi 80% e këtij fondit, rreth 24 milionë lekë, do të shkojnë për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës. Ndryshe nga Komuniteti Mysliman, Kisha Ortodokse do të përdorë nga ky fond 4.4 milionë lekë për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar. Pjesa e mbetur prej 3.7 milionë lekësh do të përdoren për riparimin e objektit, kisha Bestrovë. Komuniteti i tretë në listën e përfituesve më të mëdhenj është ai katolik. Qeveria do t’i japë Kishës Katolike për vitin 2012, shumën prej rreth 24.7 milionë lekësh. Ndryshe nga dy komunitetet e tjera, duket se katolikët kanë më pak për të paguar. Këshilli i Ministrave ka vendosur që të japë nga fondi 4 milionë lekë për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës. Përkundrejt këtij raporti, duket se ky komunitet i jep një rëndësi më të madhe arsimit. Kjo për shkak se nga fondi që do të përfitojnë katolikët për këtë vit nga buxheti i shtetit, 20.7 milionë lekë do të përdoren për financimin për pagat e arsimtarëve të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar. E katërta në listë dhe e fundit për nga përfituesit e fondit, renditet Kryegjyshata Botërore Bektashiane, e cila do të përfitojë shumën prej rreth 22 milionë lekësh. Nga ky fond, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për punonjësit e administratës do të jepen rreth 3 milionë lekë. Ndërsa rreth 12 milionë të tjerë do të përdoren për ndërtimin e për mirëmbajtjen e objekteve të kultit “Odeoni”. Qeveria ka parashikuar edhe një pikë tjetër për Komunitetin Bektashian, duke qenë me një status të veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, janë parashikuar 7 milionë lekë. Shpërndarja fondeve do të bëhet nga Ministria Kulturës.
1-Komuniteti Katolik do të shpenzojë pjesën më të madhe të fondeve të akorduara nga qeveria për arsimin. Ndryshe nga 3 komunitetet e tjera fetare, katolikët duken më të vendosur për të shpenzuar më shumë në arsimimin e nxënësve në kolegjet jezytite në vend. Nga 24.7 milionë lekë të akorduar nga qevria, ato do të shenzojnë rreth 20.7 milionë lekë për pagesën e pagave të arsimtarëve.
2-Për Komunitetin Bektashian qeveria ka parashikuar edhe një pikë shtesë për shpërndarjen e fondeve të këtij komuniteti. Duke qenë qendra e bektashijve për të tërë botën është në Tiranë, ajo ka parashikuar që të shpenzojë një fond të veçantë për shpërndarjen e aktivitetit të saj edhe jashtë vendit. Konkretish është një fond prej rreth 7 milionë lekësh për kryerjen e aktiviteteve.
3-Edhe për këtë vit qeveria ka akorduar fondin më të madh për Komunitetin Mysliman. Duke qenë feja më e përhapur në vend është parë si e arsyeshme akordimi i një fondi më të madh për këtë komunitet. Një pjesë e të cilit do të përdoret për rinkostruktimin e Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Gjithashu është përcaktuar edhe ndërtimi i xhamisë së re në Tiranë.
Xhamia e Tiranës
Xhamia e madhe e Tiranës do të ndërtohet tek zona e “Namazgjasë”, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Komisioni për ndërtimin e kësaj xhamie ka pranuar propozimin e ardhur nga Komuniteti Mysliman për ndërtimin e xhamisë së madhe, atje ku ndodhet toka e këtij komuniteti. Trualli prej 2570 metrash pas gati dy dekadash i kaloi në pronësi vitin e kaluar. Përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman kanë insistuar që të ngrihet aty xhamia e re, pasi në këtë truall ndodhet edhe guri i themelit të xhamisë, që do të ngrihej pas viteve ‘90. Xhamia më e madhe aktualisht në tiranë është Xhamia e Et’hem Beut. Ajo është një xhami shumë e vogël duke llogaritur se komuniteti i besimtarëve të kësaj feje është më i madhi në vend. Dhe si pasojë nuk mund të përballojë të gjitha kërkesat e këtij komuniteti. Nga sa bëjnë me dije përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman, kapacitetet e xhamisë janë të pamjaftueshme për të përballuar fluksin e besimtarëve, të cilët shpesh falen edhe në rrugë.