Albetrol, në prill hapet tenderi i privatizimit
26/03/2012 Vlera e aksioneve të kompanisë që do të shitet llogaritet në 13.3 miliardë lekë
Përcaktohen dokumentet. Subjektet të kenë të paktën 80 milionë euro
Qeveria jep miratimin për hapjen e tenderit për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës “Albpetrol”. Referuar vendimit, hapja e procedurave të konkurrimit do të bëhet në fillim të muajit prill dhe do të mbyllet në muajin korrik, periudhë në të cilën kompanitë e interesuara duhet të kenë dorëzuar ofertën e tyre pranë Ministrisë së Ekonomisë. Në rast se nuk do të ketë oferta të mjaftueshme për zhvillimin e garës, vendimi përcakton shtyrjen e mëtejshme të afatit për dorëzimin e ofertave. Në ankand janë nxjerrë 100 për qind e aseteve shtetërore të kompanisë, që i korrespondojnë 13 milionë e 370 mijë aksioneve, me një vlerë nominale prej 1 mijë lekë secili. Procedura e konkurrimit do të jetë tender i hapur me një faze, ndërsa ofertat që do të bëjnë kompanitë duhet të jenë në euro. Në vendimin e saj, që pas pak ditësh merr fuqi ligjore, qeveria ka përcaktuar kriteret kryesore që duhet të plotësojnë kandidatët garues. Referuar këtij vendimi, kompania që dëshiron të bëhet pjesë e garës për privatizimin e Albpetrolit duhet të zotërojë garanci financiare dhe të vërtetojë aftësinë paguese, të jetë e mirënjohur në veprimtarinë ekonomike dhe të plotësojë standardet e certifikimit ndërkombëtar ISO. Gjithashtu kompania duhet të ketë një plan biznesit të detajuar për vitet 2012-2017, ku duhet të përfshihen modernizimi i aseteve teknologjike të Albpetrolit, zgjerimi i linjave të prodhimit dhe zgjerimi në tregun vendas e ndërkombëtar. Një tjetër kriter që duhet të ketë kompania fituese është që të jetë shoqëri e specializuar në fushat e kërkimit, zhvillimit, prodhimit dhe tregtimit të naftës dhe të gazit, e cila t’i ketë ushtruar këto veprimtari në nivel ndërkombëtar për jo më pak se 5 (pesë) vjet. Për sa i përket kapitalit, mësohet se subjekti fitues duhet të ketë një kapital tërësisht të paguar në shumën 80 milionë euro dhe asetet neto të konsoliduara duhet të jenë të paktën 100 milionë euro. Nëse ofertat paraqiten nga një bashkim i përkohshëm i shoqërive (konsorcium), investitori strategjik duhet të zotërojë të paktën 30% të kapitalit dhe të drejtën e votës në shoqërinë e përbashkët (konsorcium). Një nga kushtet e forta për kompanitë apo konsorciumet kandidate për privatizimin e Albpetrolit është gjendja financiare për të përballuar jo vetëm 10 për qind të ofertës që duhet dorëzuar me zarfin aplikues, por dhe vërtetimi për mundësinë financiare për të mbështetur planin e biznesit për 5 vjetët e ardhshëm. Plani 5-vjeçar i biznesit duhet të përfshijë planin për riaktivizimin e puseve ekzistuese të Alpetrolit me teknologji që mund të sjellin rritjen e prodhimit, planin për rehabilitimin e tubacionit të transportimit të naftës.
Albpetrol, 1 vit pagë për punonjësit që largohen
Punonjësit që do të humbasin vendet e punës për shkak të privatizimit të kompanisë shtetërore të naftës “Albpetrol” do të përfitojnë për një periudhë njëvjeçare pagën e plotë. Këshilli i Ministrave ka përcaktuar se trajtimin financiar mund ta përfitojnë vetëm ata punonjës që janë aktualisht të punësuar në Albpetrol dhe që kanë së paku 2 vjet që janë pjesë e strukturës. Periudha gjatë së cilës këta punonjës do të marrin pagesën e përcaktuar njihet si periudhë sigurimi për efekt të përfitimit të pensionit të pleqërisë, të invaliditetit e atij familjar dhe të barrëlindjes. Pas përfundimit të trajtimit financiar punonjësit e papunë mund të aplikojnë për të përfituar asistencë ekonomike.
Vlera e përfituar nga shitja e Albetrolit do të jetë një nga prurjet më të mëdha në buxhetin e shtetit për vitin 2012. Në këtë situatë të rënduar financiare, këto para do t’i japin frymëmarrje buxhetit të shtetit për të realizuar investimet.
Privatizimet janë prioritet i qeverisë. Sipas Ministrisë së Financave, qeveria ka vendosur që të heqë dorë nga të gjitha aksionet e saj në të gjitha kompanitë që tashmë janë privatizuar, si dhe të nxjerrë në shitje edhe katër hidrocentrale.
Opozita, kundër privatizimit
Opozita ka mbajtur një qëndrim kundër privatizimit të Albpetrolit si gjatë debateve në komisionet parlamentare, ashtu dhe në parlament. Sipas kësaj të fundit, Albpetroli po falet dhe se nafta që gjendet nën tokë ka vlerë që shkon në miliarda dollarë. Gjatë gjithë procesit deputetët e PS-së theksuan se po shitet pasuria e shqiptarëve, dhe kjo me një çmim të lirë në kohën kur nafta në tregjet botërore po shënon çmime rekord. Deputeti socialist Erion Brace ka kërkuar që të sqarohen se sa janë përfitimet e kësaj kompanie në 3 vjetët e fundit dhe të bëhet transparencë e plotë e procesit të privatizimit. Koha e papërshtatshme ka shërbyer si një prej pikave mbështetëse të kundërshtarëve të këtij privatizimi në parlament, të cilët kanë theksuar se qeveria po heq dorë nga pasuria, pasi është i vetmi vend në Europë që gjendet naftë dhe po e transferon në duart e privatëve. Nëse nga kjo procedurë do të arrihet përzgjedhja e një fituesi, atëherë nënshkrimi i marrëveshjes do t’i kthehet sërish Kuvendit, ku duhet t’i nënshtrohet votimit parlamentar. Të ardhurat nga ky privatizim janë parashikuar të transferohen direkt në buxhetin e shtetit.
Shfrytëzimi
Kompania që do të rezultojë se ka dhënë ofertën më të mirë për blerjen e aseteve të kompanisë “Albpetrol”, do të gëzojë të drejtën e shfrytëzimit të burimeve natyrore të naftës për 25 vjet. Pas këtij afati qeveria shqiptare ka të drejtën të rishohë kontratën për kushtet dhe afatet e puseve. Gjithashtu, nëse ka ndërprerje të kontratave aktuale, “Albpetrol” është e para që do të përfitojë.
Asetet
Për vlerën reale të aseteve të kompanisë “Albpetrol” ende nuk ka një shifër, edhe pse nga studime paraprake janë dhënë dy vlera: njëra 500 milionë dollarë dhe tjetra 280 milionë euro. Drejtuesit e kompanisë e justifikojnë këtë shifër edhe me objektet që janë në pronësi të saj. Kjo garë, ku do të marrin pjesë disa kompani, vjen në një kohë kur shumë vende ndodhen në vështirësi ekonomike.
Hartat
Kompania “Albetrol” ka në zotërim edhe harta, edhe raporte të shumë studimeve gjeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke filluar që nga viti 1950. Sistemi kombëtar i transportit të naftës dhe gazit lidh fushat e prodhimit me dy portet më të mëdha. Për shkak se një pjesë e këtij segmenti është mbyllur, transmetimi nuk funksionon në tërësinë e tij, por është i rehabilituar.