INSTAT: Në shkurt, eksportet dhe importet u rritën

Sipas të dhënave, eksportet e mallrave në muajin shkurt u rritën 5.2% më shumë se në janar me vlerë ato arritën 14,144 milionë lekë.
Por kriza ekonomike që ka mbërthyer Italinë dhe Greqinë, dy vende, me të cilat kryhet vëllimi kryesor i eksporteve, ka ndikuar në uljen e tyre, krahasuar me një vit më parë dhe sipas INSTAT, sivjet u ulën me 29.5% më pak.
Ndërsa u rritën me 2.8% më shumë se në Janar 2012, importet gjithashtu rezultuan me ulje 0.3%, krahasuar me një vit më parë. Në vlerë monetare, gjatë muajit shkurt 2012 u importuan 36,035 milionë lekë mallra. Defiçiti tregtar në shkurt arriti në 21,891 milionë lekë, me rritje 1.4%, krahasuar me muajin Janar 2012 dhe 35.9%, krahasuar me muajin Shkurt 2011. Ndër grup-mallrat ku eksportet u rritën në shkurt, krahasuar me muajin paraardhës janë për grupin "Produkte kimike dhe plastike" me 22.5%, për "Lëkurë dhe artikujt prej tyre" me 16.1%, për "Tekstile dhe këpucë" me 10.3%, etj. Në shkurt u ulën eksportet për grupin "Ushqime, pije, duhan" me 5.3%, thanë burimet e INSTAT-it.
Ekonomia shqiptare në shkurt rriti kërkesat për importe të produkteve në grupet "Produkte kimike dhe plastike" me 25.7%, për "Prodhime druri dhe letre" me 21.1%, "Tekstile dhe këpucë" me 15%, etj, ndërsa uli kërkesat për grupin "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me 14.7%./Start/
2012-03-26 15:33