Ruli-Fiho: Zgjidhje të problemeve mes dy vendeve

Vendi ynë përfiton nga Brazili shërbimet veterinare dhe siguri ushqimore në lidhje me importet e prodhimeve të mishit dhe prodhimeve të tjera, kjo në sajë të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Ministritrive të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit shqiptare dhe asaj braziliane.
Ministri i Bujqësisë, Blegtorisë dhe Ushqimit të Republikës Federale të Brazilit u shpreh se ai do të jetë i gatshëm për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.
“Unë jam në dispozicion dhe e gjithë ministria e Bujqësisë është në dispozicionin tuaj. Për çdo gjë që do të na drejtoheni ne do të ndihmojmë. Ne brenda pak vitesh kemi dy-fishuar prodhimin në të njëjtën sipërfaqe dhe jemi të gatshëm tua ofrojmë ndihmën tonë juve për këtë” ka theksuar Mendes Ribeiro Filho
Shqipëria ka një bashkëpunim të hershëm me Brazilin nga i cili importon jo vetëm mish por dhe produkte të tjera të rëndësishme si kafja e sheqeri.