E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guvernatori i BSH, Topi dekreton Ardian Fullanin

TIRANË- Presidenti i vendit, Bamir Topi ka propozuar sot emrin e Ardian Fullanit, guvernatorit aktual të Bankës së Shqipërisë për postin e ri, në kuadër të zgjedhjeve për kreun e ri të këtij institucioni.

Me anë të një dekreti të posacëm, publikuar sot në faqen zyrtare të Presidencës, Presidenti Topi dekreton Propozimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Zoti Ardian Fullani, i propozohet Kuvendit për tu zgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë- thuhet në dekretin e Topit, mbështetur në nenin 93 dhe 161, paragrafi 2, të Kushtetutës së Shqipërisë.

Vetëm pak ditë më parë, Fullani ishte një nga emrat e propozuar nga kreu i qeverisë, Sali Berisha për në krye të Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë që opozita e ka kundërshtuar rikandidimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›