E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria përcakton afatin 1 prill-1 maj si periudhë aplikimi vetëm për shtetasit pa pasaportë

-          Miratohet vendimi, i cili ndër të tjera përcakton se në rast se punonjësit e gjendjes civile lejojnë aplikimin e shtetasve me pasaportë brenda kësaj periudhe, kostoja e aplikimit i ngarkohet punonjësit të gjendjes civile.

Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në vendimin për pajisjen e shtetasve shqiptarë me letërnjoftimin elektronik që kanë të bëjnë me përcaktimin e afateve e të masave shtrënguese për ata që nuk aplikojnë brenda këtyre afateve.

Në bazë të ndryshimeve të miratuara, procedura e aplikimit për shtetasit, të cilët disponojnë pasaportë fillon në datën 1 maj 2009.  Nga ky rregull bëjnë përjashtohen ata që kanë aplikuar brenda datës 31 janar 2009, për të cilët pajisja do të vazhdojë rregullisht.

Ndërsa, në njësitë e qeverisjes vendore, ku ende nuk ka filluar procesi i aplikimit për pajisjen me letërnjoftim, procedura e aplikimit për shtetasit që disponojnë pasaportë do të fillojë më 1 qershor 2009.

Nëse nga grupet e monitorimit vërehen, gjatë aplikimit, shkelje të afateve e të procedurave, të parashikuara në këtë vendim, nga punonjësit përkatës të zyrës së gjendjes civile, për shtetasit që disponojnë pasaportë, kostoja e aplikimit do t’i ngarkohet punonjësit përgjegjësit.


01/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›