Kryetarja e Kuvendit:"Në këto katër vjet ne shndërruam Shqipërinë nga një vend me prespektivë të errët, në një shtet modern, për të cilin çdo shqiptar ndihet krenar".Kryetarja e Kuvendit takohet me banorët e Mnel-vig, Hajmel dhe Vau i Dejës.
Kur gongu i NATO-s për Shqipërinë do dhe pak orë të bjerë, Kryetarja e Kuvendit po ndan gëzimin dhe emocionet e ngjarjes më historike për shqiptarët, në çdo komunë dhe çdo fshat të vendit.
Sot Kryetarja e Kuvendit u takua me banorët e komunave e Mnel-vig, Hajmel e Vau i Dejës, komunat që kanë ndjerë më së shumti persekutimin dhe kalvarin e gjatë të vuajtjeve, në diktaturën komuniste.
Deri katër vite më parë, të braktisura dhe të harruara, pa projekte zhvillimi, sot banorët e Mnel-vig, Hajmel janë dëshmitarë dhe mbështetës të ndryshimit.
Kryetarja e Kuvendit në takimet me banorët, u tha atyre "se Shqipëria në NATO do të thotë më shumë mirëqënie, siguri dhe rritje ekonomike, një të ardhme më me perspektivë për fëmijët e tyre, dhe të gjithë Shqipërisë.
Në komunën e Hajmelit, Kryetarja e Kuvendit u shpreh se Shqipëria në NATO, ëndrra e të gjithë shqiptarëve e kthyer në realitet, është premtimi i mbajtur.
Kanë mbetur më pak se njëqind orë, ku Shqipëria në Strasburg, në më pak se katër ditë, do të pranohet si anëtare me të drejta të plota të kësaj aleance të mrekullueshme të lirisë..
Kur prindërit tuaj ishin si ju, fëmijë, NATO, ishte diçka e pabesueshme, e paimagjinueshme, shumë e largët. Vështirë se edhe mund ta ëndërroje.
Po ti hedhim një vështrim retrospektiv në të gjithë historinë tonë të shekullit të kaluar, apo dy shekujve të kaluar, po të doni dhe shumë shekujve më parë, nuk do të gjejmë një moment të tillë në historinë tonë kombëtare. Kurrë ndonjëherë në historinë tonë, të kombit tonë, nuk kemi pasur një çast të një garancie kaq të madhe, të një presprektive kaq të ndriçuar, të një horizonti kaq të përtejmë, ku secili prej nesh e shikon vendin të mbrojtur, të sigurtë, me një ekonomi në rritje.Sot ne e shohim veten të mbështetur e të votuar si aleatë nga çdo parlament nga çdo senat, nga çdo qeveri, jo një apo dy, por e 26 vendeve anëtare të BE-së, Europës dhe NATO-s. Thellë-thellë kjo është një mrekulli, gati e pabesueshme. - u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Ajo falenderoi dhe u shprehu mirënjohjen e thellë banorëve të këtyre komunave që i kanë dhënë dhe vazhdojnë ti japin besimin qeverisë dhe shumicës së djathtë.
"Unë ju premtoj se në 4 vjeçarin e ardhshëm, në mandatin tonë e dytë, fonde të tjera më të mëdha, do të lëvrohen për banorët e kësaj komune dhe në tërësi për çdo komunë, të destinuara si për bujqësinë ashtu dhe infrastrukturën. Në mandatin e dytë, kur unë të vij pas një viti, unë jam e sigurt, se do ta gjej këtë rrugë të asfaltuar.
Ju keni parë gjatë kësaj periudhe se fjalët tona nuk mbeten fjalë, se fjalët tona janë kthyer në vepra, në shtrim rrugësh, në rritje pagash, në rritje pensionesh, në investime të huaja, në privatizime të suksesshme.
Ne kemio mbajtur premtimet tona, ne ja dolëm që parlamentët dhe senatet e vendeve mike të ratifikojnë marëveshjet më të rëndëishme që kombi ynë gjatë historisë së tij mijëravjeçarë ka mundur të realizojë ndonjëherë.
Dua tju them zoti kryetar i komunës, si përfaqësues i interesave, si njohës i mirë i të gjitha familjeve që janë në këtë komunë të vazhdoni me projekte të tjera. Nëse ne gjatë këtyre 4 viteve ia kemi dalë ta shndërrojmë Shqipërinë, nga një vend i braktisur nga investitorët e huaj, në një vend atraktiv dhe të sigurt për ta; nëse ne gjatë katër viteve ia kemi dalë që të mbyllim ciklin e ratifikimeve të MSA-së dhe të marrinm ftesën në NATO; nëse ne gjatë këtyre 4 viteve kemi ndryshuar infrastrukturën, fytyrën dhe imazhin e gjithë Shqipërisë në çdo cep; nëse ne ia kemi dalë të dyfishojmë buxhetin e shteti, e gjitha kjo, është vetëm një bazë, e parë, solide, për të bërë të mundur që në katër vitet e ardhshme të mandatit tonë shumë e shumë projekte të tjera të vijnë në gjithë Shqipërinë.
Mjafton ti duash njerëzit ashtu siç e meritojnë, të jesh serioz në punën tënde, të kesh përgjegjësi shtetërore dhe në fakt ky vend jo vetëm bëhet, por madje bëhet një shtet modern, një shtet për të cilin, çdokush nga ne do të ndihej shumë krenar. Unë ju premtoj se projektet do të vlerësohen me shumë seriozitet dhe do të realizohen, ashtu siç realizuam NATO-n, sot. Unë shfrytëzoj edhe një herë rastin përmes mediave për të ftuar kryetarin e opozitës të përshëndesë miratimin e paketës në NATO nga Kuvendi i Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi se Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që ka një rritje pozitive të ekonomisë.
Dhe kjo për shkak të një doktrine që ju e keni votuar në vitin 2005. Një doktrinë ekonomike që ju e keni besuar në vitin 2005. Një doktrinë filozofike që ju i keni shkuar pas gjatë gjithë këtyre viteve. Doktrinë e cila filloi të zbatohej në muajt e parë, menjëhërë pas ardhjes në pushtet të Qeverisë së djathtë, në një kohë kur Shqipërinë e kishim gjetur me rrugë me gropa, gjithë baltë, gjithë pluhur. Një Shqipëri ku iknin investimet dhe investitorët, një Shqipëri që cilësohej nga të gjitha raportet si vendi i sistemit të kleptokracisë. Një Shqipëri që citohej me frikë nga institucionet e ndryshme ndërkombëtare, si vendi i grupeve të krimit të organizuar, apo familjeve mafioze. Erdhëm në pushtet kur buxheti ishte vetëm 2 miliardë dollarë, erdhëm në pushtet kur taksat në Shqipëri e kishin vendosur vendin tonë si vendi i taksave më të larta dhe, jo vetëm i taksave më të larta, por i prespektivës së errët, qoftë integruese, qoftë edhe në aspektin ekonomik.
Këtë Shqipëri ne e ndryshuam. Sot Shqipëria është vendi i taksave më të ulëta në Europë dhë bëmë mirë.
Sot Shqipëria është vendi që ka lënë dhe ka rrëzuar sistemin e kleptokracisë dhe citohet në raportet ndërkombëtare si vendi i një Qeverie kampion në luftën kundër korrupsionit. Ndryshe nga tre vjet më parë kur ishim ndër 24 vendet më të korruptuara, sot Shqipëria ka lënë pas 95 vende. Sot Shqipëria është një vend që në buxhetin e saj 30 për qind të fondit i ka vendosur në infratstrukturë.
Po të lexoni në internet, apo të shikoni në media të ndryshme të huaja apo vendase, në qoftë se kanë një sfidë qeveritë e vendeve faktore kryesore ekonomike globale, është si të bëjnë të mundur që një rritje të një përqindjeje të madhe të fondit të buxhetit të tyre ta çojnë në infrastrukturë. Sfidë, të cilën ata luftojnë çdo ditë në këto kohë të krizës globale. Ndërkohë që Shqipëria atë e ka realizuar në tre vjet, në një periudhë rekord, një periudhë kur bëmë të mundur që të sjellim investitorët e firmave më prestigjoze, nga të gjitha vendet.
Vetëm në tre muajt e fundit Kryeministri Berisha ka nënshkruar 3.5 miliardë dollarë, që është e jashtëzakonshme. 3.5 miliardë investime para më shumë, rroga më shumë, punësim më shumë, prespektivë më të madhe, modernizim të mëtejshëm.
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi se pak orë para anëtarësimit, maxhoranca e djathtë ka realizuar një tjetër premtim të rëndëishëm për shqiptarët, dëmshpërblimin e të pushkatuarve pa gjyq nga rregjimi më i egër diktatorial, ai komunist.
Ju si komunë keni vuajtur dhe jeni persekutuar si pak kush nga komunizmi. Natyrisht, për ju Shqipëria në NATO merr domethënie të jashtëzakonshme. Unë ndihem mirë që jam sot këtu, vetëm 1 ditë pasi në Parlamentin e Shqipërisë kemi votuar në parim dhe nen për nen ligjin Për dëmshpërblimin e ish të përsekutuarëve, të burgosurve, të internuarve nga sistemi komunist. Ky ishte një detyrim i yni dhe këtë ne po e përmbushim. Por unë ndjej keqardhje për qëndrimin e disa deputetëve të opozitës, të cilët mbrëmë abuzonin me atë shtresë shoqërore, që është viktimë e krimeve të komunizmit, që ka vuajtur më shumë se askush tjetër gjatë asaj periudhe, duke e klasifikuar me një fjalor, që më kujtonte atë të 20 viteve më parë. Kjo ishte shumë e trishtueshme ta dëgjoje mbrëmë, por ne jemi të vendosur të shohim përpara. Unë mendoj se hyrja në NATO edhe këtyre 3, 4, apo 5 deputetëve, do tu bëjë shumë mirë
&