E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli liron ish-anëtarin e Bandës së Lushnjës, ishte dënuar 18 vite burg

Të pandehur të "Bandës së Lushnjës"

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Renda për dënimin e ish pjesëtarit të Bandës së Lushnjës, Afrim Hoxha.

Gjykata për Krimet e Renda në nëntor të vitit të kaluar kishte dhënë vendimin për dënimin me 18 vite burg për Hoxhën ndërsa Apeli ka vendosur sot për lirimin e tij.

Në këtë mënyrë Apeli ka rrëzuar akuzat ndaj Hoxhës duke urdhëruar lirimin e tij. Ndërsa për të gjithë anëtarët e tjerë është lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Banda e Lushnjes është krijuar në vitin 1997 dhe drejtohej nga Alfred Shkurti i njohur si Aldo Bare dhe akuzohen për një sërë veprash penale, si vrasje, rrëmbime personi, vjedhje me dhunë, krijim të bandave kriminale, etj. Gjyqi ndaj tij vazhdon ende.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›