E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, KFOR-i hap kufirin në Bërnjak

Mediat kosovare raportojnë se pjesëtarët e KFOR-it kanë larguar telat me gjemba në Bërnjak, të cilat janë vendosur që nga 16 shtatori. Kalimi është hapur mbrëmë, por për shkak të barrikadave të serbëve makinat nuk mund të kalojnë.

Ushtarët gjermanë dhe francezë të KFOR-it kanë hequr telat me gjemba në rrugën kah Serbia, ndërsa pjesërisht edhe në Kosovë ku para tyre akoma gjenden barrikadat e zhavorrit dhe të dheut. Sipas mediave serbe në Bërnjak përveç pjesëtarëve të KFOR-it të pranishëm janë edhe doganierët e EULEX-it dhe Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›