E Diel, 1 Nëntor 2026

Syrja Ormënaj paguan drekën për festën e grave, Erjon Veliaj e shndërron në takim elektoral

Daja, kryebashkiak i kreut të “G 99”, shpërdoron fondet e taksapaguesve të Urës Vajgurore

TIRANE - Kryetari i bashkisë së Urës Vajgurore, Syrja Ormënaj ka organizuar dhe shtruar dje me fondet e bashkisë që qytetit një drekë për gratë e administratës dhe militantet e PS-së me rastin e 8 marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas, e cila është shfrytëzuar nga nipi i tij, Erion Veliaj për të bërë propagandë mbi politikën e re të Edi Ramës dhe sulmuar kundërshtarët e këtij të fundit, kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, epror i deridjeshëm i Ormënajt përpara se të binte në rrjetën e kryesocialistit.
Syrja Ormënaj është votuar në 17 shkurt 2007 nga shumica e elektoratit të majtë dhe si një kandidaturë e LSI-së ndonëse dje organizoi një miting ku u atakua forca ku militonte deri para rreth dy javësh.
Ajo çka është më e renda është shpërdorimi flagrant i fondeve të bashkisë së vogël së Urës Vajgurore të cilat mund të shpenzoheshin shumë më mirë sesa në zijafete të tilla. Kryetari i G 99 Erion Veliaj gjatë fjalës së tij, në një ditë feste edhe për gratë e Urës Vajgurore, zgjodhi të bëjë politikë, duke sulmuar Partia Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim, si dhe krerët e tyre respektivë.
Me qëndrimin dhe fjalimin e djeshëm, në drekën me gratë e Urës Vajgurore, e sponsorizuar nga fondet e bashkisë së kësaj qyteze, kryebashkiak i së cilës është daja i tij, Syrja Ormënaj, Erjon Veliaj denatyroi tërësisht konceptin e ditës së djeshme e cila duhet të rrezatonte vetëm mirësi dhe mirënjohje.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›