Stiglitz: Rrezik nga kolapsi i euros

Nobelisti, Joseph Stiglitz, ka tërhequr vërejtjen nga rreziku i kolapsit të euros, derisa ka vlerësuar se menaxhimi i krizës në Eurozonë është fatal.
"Sa iu përket masave të kursimit, situata është gjithnjë e më e keqe. Spanja është në depresion. S’ka fjalë tjetër për përshkrimin e gjendjes së një vendi me papunësi prej 25 përqind. Edhe Greqia është po ashtu në depresion”, theksoi ai për gazetën vjeneze ‘Der Standard’.
Eurozona, sipas tij, nuk arriti të kthejë besimin, e pa një strategji Stiglitz nuk sheh që Eurozona do të ketë sukses.
"Strategjia e kursimit është një fantazim i Europës, që nuk ka funksionuar kurrë. Nuk funksionoi as në Azi në vitet e 90’a, e as më vonë në Argjentinë, e s’po funksionon as sot në Europë", tha ai. Sipas Stiglitz, dalja nga kriza është vetëm me “më shumë Europë”.