E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria punëson shqiptarët përmes mediave maqedonase!

Qeveria e Maqedonisë punëson shqiptarët përmes mediave maqedonase! “Apliko edhe t’i për ardhmëri të sigurt”, madje është motoja e shpallur në media maqedonase ku qeveria teknokrate e Nikolla Gruevskit ka siguruar 1600 vende pune në sektorin publik për katër kategori të njerëzve: persona që më shumë se 10 vjet në kontinuitet kanë qenë pa punë, persona me shumë fëmijë, familje njëanëtarëshe dhe të vetëushqyer dhe persona te cilët në një familje nuk ka asnjë të punësuar.

Ky është një sistem i ri i pushtetit në krye me VMRO-DPMNE-në që duke anashkaluar mediat shqipe, “konkursin për aplikim për punë të 1600 vetave e publikon vetëm aty ku dëshiron vetë, te mediat që i kontrollon natë e ditë”. Me këtë bien poshtë pretendimet e 25 për qindëshit shqiptar, sipas hises “qeveritare”, ndërsa shqiptarët për këtë punësim të informohen nga mediat maqedonase. Absurd!

Nëse kësaj ia shtojmë që për këto punësime të konkurrojnë rreth 30 mijë e që ndryshe i vjen për një punësim të konkurrojnë 20 veta, atëherë çfarë rëndësie paska që konkurruesit të mos njoftohen në gjuhën e tyre, dhe fundja ku ngelin edhe ato tjerët që ndoshta nuk dinë të lexojnë maqedonisht!

Paralajmërimet e Agjencisë “Zhurnal” për diskriminim ndaj mediave shqipe po has në vesh të shurdhër nga institucionet dhe politika. Buxheti i shtetit vazhdon njëjtë të jetë shantazhues në gjitha këndet, ndërsa kjo hile ndaj mediave shqipe është kulmii një veprimi komunist.

Nuk është i rastësishëm, por ndoshta nuk është rastësi që për mediat shqipe të çajë kokën dikush. Sa e sa diskriminime duhet të ndodhin karshi neve, qoftë në sferën mediale, kulturore, ekonomike, politike… Heshtje nga kjo nuk ka dhe për këtë do ngremë zërin ne mediat, e jo partitë shqiptare në pushtet apo opozitë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›