Ranillugu bëhet me stacion policor

Ministri Bajram Rexhepi i shoqëruar edhe nga Naim Rexha, Gradimir Mikiqi, Lulzim Canaj, Shaban Azizi, Nebojsha Popoviq e Ismet Hashani kanë inauguruar stacionin policor në komunën e Ranillugut.
Ministri Rexhepi pas inaugurimit të stacionit tha se ky stacion është e paraparë edhe me pakon e Ahtisarit dhe realisht punimet kanë filluar qysh në vitin 2012. Rexhepi tha se ai dhe Ministria e tij janë të interesuar që të ofrojnë siguri për të gjitha komunitetet dhe ky stacion policor është në funksion të rritjes së sigurisë për këta banorë.”Ranillugu njihet për tolerancë dhe gjatë gjithë kohës institucionet e saja kanë treguar përkushtim për t`i integruar të gjithë serbët e këtij rajoni” tha Rexhepi, transmeton rajonipress.
Rexhepi tha se është i kënaqur edhe me punën e policëve të këtij stacioni.”Qasja e policëve serb është e kënaqshme dhe ne në të ardhmen presim që të ketë edhe më tepër të punësuar nga kjo sferë. Deri tashti mbi 10 % të policëve serb janë të integruar” tha Rexhepi.
Gradimir Mikiq kryetar i komunës së Ranillugut tha për rajonipress se është falënderues ndaj MPB-së e cila ka pasur në konsideratë kërkesat e kësaj komune.
Mikiq tha se tani pret që në Ranillug të hapet edhe qendra e regjistrimit të automjeteve e cila është një kërkesë e kahershme e tij, transmeton koha.net.
Nebojsha Popoviq komandant i stacionit policor në Ranillug tha se ka janë 22 policë të angazhuar prej tyre 11 shqiptarë, 11 serbë si dhe dy civilë.
Lulzim Canaj nënkryetar për komunitete në Ranillug tha se stacioni policor do të jetë një garancë edhe më e fuqishme dhe shkon në favor të stabilitetit për të gjitha komunitetet./Indeksonline/