Pallati i kunatit të Dash Pezës, sot vendimi
TIRANE - Gjykata e Tiranës shpall sot vendimin përfundimtar, që do të diktojë vazhdimin apo jo të prishjes nga Inspektorati i Ndërtimit të pallatit të Ilir Matës, kunatit të deputetit Dashamir Peza pranë qendrës së Tiranës. Togat e zeza të kësaj gjykate mbyllën dje shqyrtimin e kërkesë padisë së paraqitur nga Ilir Mata për Inspektoratin e Ndërtimit. Bëhet e ditur se pasi administruan provat shkresore të paraqitura nga palët në proces, gjykata u tërhoq për vendim, i cili do të shpallet sot në orën 12:30. Kërkesë-padia e Matës u depozitua në gjykatën e kryeqytetit, një ditë pasi fadromat e Inspektoratit të Ndërtimit Urbanistik Kombëtar nisën aksionin e prishjes së një pallati në pronësi të tij. Sipas kërkesë-padisë, Mata kërkonte pezullimin e veprimeve të Inspektoratit Ndërtimor dhe mosekzekutim të urdhrit të këtij inspektorati për prishjen e pallatit në pronësi të tij. Ndërkohë, nga ana e Inspektoratit të Ndërtimit pretendohej, se pallati në pronësi të kunatit të deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza nuk ishte e hipotekuar, nuk gëzonte leje ndërtimi dhe ishte ndërtuar në një pronë publike. a.b