Sandri bën gati ligjin e Policisë së NdërtimitNga Antena brenda familjesSandri ka disa javë që merret me ligjin për Inspektoratin e Policisë së Ndërtimit. Ligji që është bërë më 2007, është i nxituar, pasi i lë kompetencë bashkive dhe komunave të adm
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri bën gati ligjin e Policisë së NdërtimitNga Antena brenda familjesSandri ka disa javë që merret me ligjin për Inspektoratin e Policisë së Ndërtimit. Ligji që është bërë më 2007, është i nxituar, pasi i lë kompetencë bashkive dhe komunave të administrojnë territoret e tyre. Kjo i ka lidhur duart Sandrit dhe nuk bën dot asnjë veprim kundër atyre që duhen ekzekutuar. Foli me doktorin dhe ai i premtoi që këshilltari i tij i Ndërtimit do merrej me ligjin. Sandrit s’i pëlqeu kjo gjë. Pyeti njëherë me takt se kush është këshilltari i Ndërtimit, dhe i thanë fjalë të mira. U mërzit dhe më shumë. Më në fund vendosi t’i shkojë vetë në zyrë.
- Si je mo figurë? Ti do ta bësh këtë ligjin e ri?
- Mua më ka ngarkuar kryeministri një detyrë për disa amendime, - i tha këshilltari, - po bien ndesh me disa ligje të tjera dhe dua që të sigurohem që përputhen.
- Pa dale të shikoj si e ke bërë?
- Po s’kam arritur në një formë përfundimtare, se më duhet të konsultohem me ligjet e tjera, - i tha këshilltari.
- Qenke k… ti. Pse mo, kush të tha ty se kemi hallin e përplasjeve në ligjet e tjera ne? Ne kemi hallin e këtyre shkërdhatave që na shesin pordhë nën pushtetin tonë.
- Më falni, - i tha këshilltari, - po doktori nuk më ka porositur kështu.
- Po ik mo ç’doktor më thua, unë nuk vij nga doktori? Nga vij unë, nga mali? Ku të paska gjetur ty, ti qenke bole fare për këtë! Na more më qafë. Hapu pak tutje të shikoj ç’ke shkruar.
Këshilltari i Berishës i hapi vend në karrige përballë kompjuterit. Sandri u ul dhe filloi t’i hedhë një sy ligjit ekzistues. Po i ikte truri. Nuk lejohej askund të ndërhyhej.
Filloi të vriste mendjen ku duhej ndryshuar. Ia nisi nga puna.
“Inspektori i Policisë së Ndërtimit ka të drejtë të ndërhyjë në raste të veçanta në territoret e bashkive dhe komunave, në tokë dhe në det….”
- Nuk mund ta shtosh këtë, - i tha këshilltari, - se bie ndesh me ligjin.
- Po ik mor ti k…, ku të ka gjet ty ai, ku merr vesh ti nga ligjet. Ky paragraf vlen miliona.
- Po mirë në tokë, Sandër, po në det ç’punë ke, se deti nuk është pasuri e bashkive dhe komunave, është e Ministrisë së Ujërave.
- Fute mo atje, se ai Dulaku se ç’ka ca gjëra në det, ta kemi njëherë ligjin, pastaj shikojmë e bëjmë. Po na çau trapin, ia prishim, po u soll mirë, ia falim.
- Kush është ky, se nuk e njoh? - tha këshilltari. - Nuk më ka dhënë porosi doktori për këtë.
- Po ik mo k…, se s’të jep porosi doktori ty, se s’të ka njeri të besuar. Më ka dërguar mua për porosi, ç’më di mua ti, kot erdha unë këtu?
- Dakord Sandër, po unë dua t’i bëj një propozim sipas ligjit, pastaj ai ta ndryshojë vetë.
- Mirë, mirë, ta shkruaj unë njëherë, pastaj shikojmë e bëjmë. Di gjë ti, çfarë biznesi tjetër ka ky Dulaku?
- Ka televizion më duket?
- Po, shumë mirë, shkruaj që “Inspektorati i Ndërtimit ka të drejtë të ndërhyjë dhe në maja malesh apo stacione transmetuese televizive.” Shkruaj, se herën e fundit që ia prisha antenën, ia prisha pa ligj dhe na e bënë shumë problem, se na tremben njerëzit. Më mirë ta bëjmë me ligj. Po tjetër çfarë kanë këta? Se ç’kanë një pikë betoni më duket.
- Po çfarë të shkruajmë për betonin?
- Shkruaj, të kontrollojë pikat e betonit dhe cilësinë e tij që në përgatitje dhe të ndëshkojë me gjoba të larta për çdo shkelje cilësie.
- Unë po e shkruaj Sandër, po s’ka lidhje kjo…
- Shkruaje, se e di unë atë. Shiko pak, ky Beso i “Tajvanit” ça ka tjetër?
- S’di gjë të ketë veç “Tajvanit”.
- Mirë, shkruaj që, nëse një pronar ka një lokal, ai nuk mund të jetë pronar i parkimeve nëntokësore afër lokalit, se krijohet monopol shërbimi.
- Po kjo s’ka lidhje me ligjin e Policisë Ndërtimore, Sandër
- Po shkruaje mo k…, se ashtu më duhet, pastaj e ndreq doktori. Tjetër, shkruaj që ka të drejtë të prishë parkingje, gardhe rrethuese dhe ndërtesa dhe të mos ndalohet nga gjykata, derisa të shembet. Pastaj, nëse nuk ka të drejtë, të dëmshpërblejë qytetarët.
- Sandër, kjo nuk lejohet. Si të ndalojmë gjykatën? Gjykata e ka fuqinë nga Kushtetuta, ne e kemi ligjin 50 plus 1.
- Po fute mo k…, se ne për shantazh e kemi, na plasi trapi. Pastaj në pranverë marrim dhe Gjykatën Kushtetuese dhe e rregullojmë, na plasi trapi. Nejse, boll për sot. Kujtohu pak nesër çfarë biznesi ka ky Kokëdhima dhe më thuaj ta shtojmë. Po iki njëherë t’ia çoj doktorit këto propozimet.
- Çoja, por të lutem thuaji që i bëre vetë, se më vjen zor, - i tha këshilltari.
- Po normal, që do t’i them, se po ta dinte që ia bëje ti, s’më dërgonte mua, - ai tha Sandri.