Qeveria serbe nuk di çfarë bën

Në fundvit debati mes politikanëve dhe ministrave rreth ligjeve, prioriteteve dhe lëvizjeve të ardhshme është kthyer në një metodë dominante e punës së qeverisë.
Nga frika e vitit parazgjedhor, i cili lehtësisht mund të kthehet në vit zgjedhor, ministrat po japin vazhdimisht deklarata të kundërta. Një ditë rrisin taksat, një ditë i ulin ato. Një ditë shpallin legalizim të lirë të objekteve, ditën tjetër hedhin poshtë deklaratën. Një ditë mbështesin rindërtimin e qeverisë, ditën tjetër thonë se s’ka për të ndodhur asgjë.
“Ky është përfundimi i këtij koalicioni të pabesueshëm. Qendra e pushtetit nuk është tek kryeministri, por tek Presidenti i Serbisë dhe partia më e madhe. Kjo është një periudhë e premtimeve të stërmëdha dhe përmbushjen e dobët të tyre. Është e qartë se tensioni po rritet mes partnerëve të koalicionit dhe ato po përpiqen të vendosin publikun dhe medien në anën e tyre”, theksoi për “Blic”-in, Miljenko Dereta i “Iniciativës Civile”.
Koalicioni qeverisës, i cili fitoi zgjedhjet me premtimin se do të punësonte 200 mijë persona tani po përballet me faktin që aktualisht 200 mijë persona kanë humbur vendet e tyre të punës në vitet e fundit. Partitë e koalicionit qeveritar po përpiqen të shmangin përgjegjësinë për këtë fakt, kështu që gjithmonë është një tjetër parti që është përgjegjëse.
/Start/Fatjon Prroni/
2010-12-29 17:03
[