E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romë, shpërthejnëdy bomba jashtëselisë së Lega Nord

ROME- Dy bomba të vogla artizanale shpërthyen gjatë natës jashtë zyrave të partisë Lega Nord në Vareze të Italisë, vend ku banon edhe kreu i kësaj partie, Umberto Bossi.

Sipas inspektores së policisë së këtij qyteti Carla Gallucio, nga shpërthimet nuk pati të lënduar, ndërsa dyshohet se këto akte të jenë kryer nga anarkistët, u shpreh ajo.

Nuk përjashtohet mundësia që shpërthimet të jenë kryer nga pakot bombë, të cilat janë bërë mjaft shqetësuese vecanërisht në kryeqytetin e vendit Romë, ku një serë të tillash iu dërguan disa ambasadave të huaja që nga 24 dhjetori.

Ende nuk është bërë e qartë nëse shpërthimet para zyrave të Lega Nord të jenë kryer nga i njëjti grup që mori përgjegjësinë për sulmet me pako bomba para festës së Krishtlindjes. Kreu i Lega Nord, Umberto Bosi banon rreth 100 metra nga zyrat e partisë që ai drejton.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›